Aktualitet

25 Qershor 2021, 09:05 Nga DOSJA

TIRANË– Familja Gushi që u shua sot në aksident sapo ishte kthyer nga Greqia. Të katërt kishin bërë gati me rroba e valixhe për të shkuar me pushime drejt Jugut. Mëngjesin e sotëm, ata u nisën nga Patosi ku jetonin në drejtim të Vlorës, por rrugës gjetën vdekjen.

Një mjet i llojit ‘Audi’ i goditi nga pas dhe bëri që mjeti ‘Toyota’ të fluturonte në ajër dhe të përfundonte e bërë copash në një vend anash rrugës. Me ndihmën e banorëve të zonës, nga makina u nxorr njëra nga vajzat, e cila fatkeqësisht ndërroi jetë rrugës për në spital.

Më pas tre të tjerët u nxorrën me ndihmën e zjarrfikësve. Çantat dhe valixhet që ndodheshin në makinën e tyre u shpërndanë në rrugë dhe u mblodhën nga banorët e zonës.

Lajmi kryesor: Tragjedi në Vlorë/ Shuhet familja me 4 anëtarë në aksident, mes tyre 2 fëmijët e mitur, shoferi i Audi-t i goditi nga pas dhe i nxorri nga rruga (NGJARJA-DETAJET)

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet aksident me kater viktima ne vlore tragjedia e kripes tragjedia ne vlore aksident me kater viktima ne vlore tragjedia e kripes tragjedia ne vlore

Sondazh

Poll