Aktualitet

Vijojnë radhët kilometrike në Kakavijë!  Fëmijë e të moshuar presin me orë në pikun e vapës, pala greke kthen mbrapsh

24 Qershor 2021, 11:08 Nga DOSJA
Vijojnë radhët kilometrike në Kakavijë! 

KAKAVIJË– Që prej ditës së djeshme, në pikën e kalimit kufitar të Kapashticës është krijuar një radhë kilometrike e qytetarëve të cilët presin për të kaluar drejt Greqisë.

Fëmijë e të moshuar, qëndrojnë prej orësh duke pritur nën temperaturat e larta, të cilat kanë kaluar mbi 40 gradë celcius. Nga pala greke po punohet vetëm me dy sportele në punë për të përpunuar dokumentacionin e qytetarëve, ndërsa nga shqiptare po punohet me tre sportele. Mësohet se ditën e sotme ka pasur probleme me linjën e autobusëve me targa shqiptare duke bërë që të gjithë pasagjerët shqiptarë të kthehen mbrapsht nga pala greke.


Sipas njoftimit të Drejtorisë së Policisë Kufitare ditën e djeshme  udhëtarët mund të kalonin kufirin vetëm në këmbë, me makinat e tyre dhe me autobusët me targa shqiptare ndërkohë  që sot autobusët me targa shqiptare nuk janë lejuar të kalojnë kufirin duke i lënë pasagjerët në këmbë për të kryer procedurat në doganë.

Pse po krijohen radhët e gjata në Kakavijë?

Prej datës 19 qershor, autoritetet greke morën vendimin që çdo shtetas shqiptar mund të lëvizë i lirë drejt vendit fqinj, për arsye turistike, familjare etj. Mirëpo, për të udhëtuar drejt vendit fqinj duhet që personi të ketë, certifikatë vaksinimi ose PCR negativ të 72 orëve, ose rapid test, ose një test që provon që ke kaluar COVID19 brenda 9 muajsh. Brenda ditës duhet të kalojnë 1500 persona në ditë, ndërsa vetëm dy sportele janë në punë nga pala greke. Duke filluar nga 1 korriku, qeveria greke do të publikoj masat e reja.

(kle.mu./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet radha ne kakavije radha ne kakavije

Sondazh

Poll

Aktualitet 24 Qershor 2021, 10:48

Zjarr në Spitallë, zona mbulohet nga tymi

DURRËS– Një zjarr masiv ka përfshirë një zonë të mbushur me barishte dhe shkurre në Spitallë të Durrësit. Fotot e mëposhtme tregojnë se vendi që ësht...

Aktualitet 24 Qershor 2021, 08:43

VLORË– Ndryshe nga më parë, këtë herë ka qenë Këshilli Bashkiak ai që ka refuzuar përballjen me kryebashkiakun Dritan Leli. Ky i fundit lajmëroi dy ditë më...