Aktualitet

Nga 19 Qershori janë hequr kufizimet për lëvizjen drejt Greqisë, çfarë duhet të keni parasysh nëse doni të udhëtoni dr

24 Qershor 2021, 10:09 Nga DOSJA
Nga 19 Qershori janë hequr kufizimet për lëvizjen drejt

TIRANË– Pas më shumë se 1 viti bllokim, Greqia vendosi më në fund që të hapë kufijtë për të gjithë shtetasit shqiptar. Duke filluar nga 19 Qershori çdo shtetas shqiptar mund të lëvizë i lirë drejt vendit fqinj, për arsye turistike, familjare etj, por çfarë duhet të dini që të mos përballeni me surpriza në kufi.

Dosja.al, sjell shkurtimisht të dhënat kryesore që duhet të dijë çdo shqiptar që dëshiron të iki me pushime jashtë vendit.

Masat për të udhëtuar në Greqi

1. Plotësimi i formularit PLF, i cili merret në travel.gov.gr mbetet i vlefshëm dhe duhet plotësuar jo më pak se 24 orë para udhëtimit.

2. Për të udhëtuar drejt vendit fqinj duhet që personi të ketë, certifikatë vaksinimi ose PCR negativ të 72 orëve, ose rapid test, ose një dokuument që provon që ke kaluar COVID19 brenda 9 muajsh.

3.Për udhëtarët, që hyjnë në Greqi vazhdon të jetë në fuqi detyrimi i një testi përpara nisjes (test PCR- jo më herët se 72 orë përpara fluturimit, ose test antigen, jo më herët se 48 orë përpara fluturimit).

4.Konkretisht, vaksinat e njohura për të udhëtuar në Greqi janë Pfizer, Moderna, AstraZeneca, Sinovac dhe Johnson & Johnson. Për pasaportat biometrike kërkohen dy dozat e vaksinave, së paku 14 ditë nga doza e fundit apo një dozë e Johnson & Johnson, 14 ditë nga doza.

5. Udhëtarët e vaksinuar plotësisht me një prej vaksinave të përmendura apo të shëruarit (jo më pak se 60 ditë pas shërimit dhe jo më shumë se 9 muaj pas tejkalimit të infeksionit), të cilët zotërojnë një dokument që provon vaksinimin apo shërimin, në versionin hard copy apo atë digjital, nuk është e nevojshme të paraqesin një test negativ në momentin e hyrjes nga Shqipëria në Greqi.

6.Ky dokument duhet të jetë në gjuhët: i formuluar në gjuhët anglisht, frëngjisht, gjermanisht, spanjisht, italisht ose rusisht.

7. Plotësimi i kuotave ditore që aktualisht masat për kufijtë tokësorë janë:

Kakavija 1500 hyrje në ditë

Qafë Bota 250 hyrje në ditë

Kapshticë 400 hyrje vetëm për punonjësit sezonalë

8. Masat aktuale do të mbeten në fuqi deri më 28 Qershor, ku në 22 filluan dhe fluturimet nga Kreta dhe Athina. Ndërsa duke filluar nga 1 Korriku qeveria greke do të publikojë masat e reja ku pritet liberalizim i lëvizjes së lirë me Shqipërinë.

(d.a;f.g/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet greqia hap kufijte me shqipërinë koronavirusi në greqi greqia hap kufijte me shqipërinë koronavirusi në greqi

Sondazh

Poll

Aktualitet 24 Qershor 2021, 08:43

VLORË– Ndryshe nga më parë, këtë herë ka qenë Këshilli Bashkiak ai që ka refuzuar përballjen me kryebashkiakun Dritan Leli. Ky i fundit lajmëroi dy ditë më...