Aktualitet

I nxehti afrikan ‘pushton’ vendin / IGJEUM ngre alarmin: Këto janë dy qytetet ku rreziku është i lartë për zjarre

24 Qershor 2021, 09:24 Nga DOSJA
I nxehti afrikan ‘pushton’ vendin / IGJEUM ngre alarmin: Këto

Temperaturat përvëluese me origjinë nga Afrika e Veriut kanë rritur rrezikun e zjarreve në pyje në vend. Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit paralajëron se këtë të enjte dhe të premte rreziku është i lartë për zjarre në dy qarqe, Fier dhe Berat. Ndërsa në qarqet e tjera të vendit rreziku është më i ulët.

Njoftimi i plotë i IGJEUM:

Sot pasdite (e enjte, dt.24) dhe nesër (e premte, dt.25) pritet nivel “I LARTË” rreziku në qarqet Fier, Berat dhe nivel “I MODERUAR’’ rreziku në pjesën tjetër të qarqeve të vendit (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Në disa qarqe pritet rrezik “I LARTË” vetëm në zona të lokalizuara, konkretisht: Tiranë (VP), Elbasan (P), Korçë (L), Vlorë (V) dhe Gjirokastër (VP). Rreziku pritet të jetë më i lartë ditën e nesërme.

PARASHIKIMI METEO

RESHJET

Sot pasdite (e enjte, dt.24) dhe nesër (e premte, dt.25) priten reshje të dobëta apo lokale të dobëta në shumicën e qarqeve të vendit (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

TEMPERATURAT

Nesër (e premte, dt.25) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 23 / 33 °C

në vendet e ulëta: 22 / 40 °C

në vendet malore: 18 / 34 °C

ERA

Sot pasdite (e enjte, dt.24) dhe nesër (e premte, dt.25) era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare.

(E.H / Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet

Sondazh

Poll

Aktualitet 24 Qershor 2021, 08:43

VLORË– Ndryshe nga më parë, këtë herë ka qenë Këshilli Bashkiak ai që ka refuzuar përballjen me kryebashkiakun Dritan Leli. Ky i fundit lajmëroi dy ditë më...