Aktualitet

Sherr mes disa fqinjëve në Vlorë, plagoset me thikë 57-vjeçari, i ngacmonte gruan autorit

24 Qershor 2021, 09:03 Nga DOSJA
Sherr mes disa fqinjëve në Vlorë, plagoset me thikë

VLORË- Një 57-vjeçar i identifikuar si Ferdinant Petriti ka mbetur i plagosur pas një sherri me thika. Mësohet se Petriti është përleshur me fqinjët e tij, një prej tyre i identifikuar si Pilo Sevi. 

Dosja.al ka mësuar se sherri me thika ka nisur pasi Ferdinant Petriti, 57 vjeç ka ngacmuar gruan e fqinjit të tij, Sevi. Ky i fundit, pasi kishte dëgjuar për ngjarjen, i ka zënë rrugën Petritit dhe është konfliktuar me të.

Në konflikt janë futur edhe fqinjët e tjerë. Në konflikt e sipër, Sevi ka goditur me thikë Petritin dhe e ka plagosur.

Një nga fqinjët ka marrë thikën dhe ka qëlluar 57-vjeçarin, duke e lënë atë të plagosur. I plagosuri është dërguar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, ndërsa autori është shoqëruar në komisariatin e policisë.

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet ferdinant petriti pilo sevi sherr me thika ne vlore vlore ferdinant petriti pilo sevi sherr me thika ne vlore vlore

Sondazh

Poll

Aktualitet 24 Qershor 2021, 08:43

VLORË– Ndryshe nga më parë, këtë herë ka qenë Këshilli Bashkiak ai që ka refuzuar përballjen me kryebashkiakun Dritan Leli. Ky i fundit lajmëroi dy ditë më...