Aktualitet

Organizonin lojëra fati në lokalet e tyre, vihen në pranga dy persona në Gjirokastër dhe Përmet

24 Qershor 2021, 08:58 Nga DOSJA
Organizonin lojëra fati në lokalet e tyre, vihen në pranga dy

GJIROKASTËR / PËRMET – Dy shtetas kanë rënë në prangat e Policisë, pasi akuzohen se kanë ushtruar aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit.

Sipas njoftimit zyrtar të bluve, mësohet se në pranga ka rënë 33-vjeçari E.M. banues në Libohovë dhe 43-vjeçari D.I., banues në Përmet, të dy të akuzuar se kryenin aktivitetin e palejuar të lojërave të fatit.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Gjirokastër, Përmet

Goditen dy raste të aktivitetit të kundërligjshëm në fushën e lojërave të fatit.   

Procedohen penalisht 2 shtetas.  

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, shërbimet e Komisariatit Gjirokastër proceduan penalisht për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara” dhe “Fshehja e të ardhurave”, shtetasin E. M., 33 vjeç, banues në Libohovë, pasi u konstatua se në ambientet e lokalit të tij ushtronte aktivitetin e palejuar të basteve sportive nëpërmjet tabletit, si dhe ishte i papajisur me kasë fiskale.

Gjithashtu, shërbimet e Komisariatit të Policisë Përmet proceduan penalisht për veprën penale “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”, shtetasin D. I., 43 vjeç, banues në Përmet, pasi në lokalin e tij u konstatuan dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një server dhe aksesor plotësues, me anë të të cilëve dyshohet se kryente aktivitetin e palejuar të lojërave të fatit. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

(E.H / Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet

Sondazh

Poll

Aktualitet 24 Qershor 2021, 08:43

VLORË– Ndryshe nga më parë, këtë herë ka qenë Këshilli Bashkiak ai që ka refuzuar përballjen me kryebashkiakun Dritan Leli. Ky i fundit lajmëroi dy ditë më...

Aktualitet 24 Qershor 2021, 07:20

TIRANË– Arsan Demaj, një efektiv i Gardës së Republikës së Shqipërisë që shërben si shoqërues i njërit prej komisionerëve, tek Komisioni i Pavarur i ...