Aktualitet

EMRI-VIDEO / Me kanabis dhe i dehur në makinë, ndjekja spektakolare e policisë ‘frenon’ 35-vjeçarin, kryente manovra të

24 Qershor 2021, 09:12 Nga DOSJA
EMRI-VIDEO / Me kanabis dhe i dehur në makinë, ndjekja spektakolare e

TIRANË – Një 35-vjeçar, i identifikuar si Blerim Allaraj, i cili drejtonte mjetin në gjendje të dehur dhe me kanabis sativa në makinë, ra në prangat e Policisë së Tiranës, pasi nuk iu bind më herët “bluve” duke shkaktuar aksident gjatë ndjekjes.

Pasi morën njoftimin se një makinë po bënte manovra të rrezikshme në rrugën “Dritan Hoxha” patrulla e policisë shkoi në vendngjarje dhe i kërkoi drejtuesit të mjetit të ndalonte. Ky i fundit shtoi shpejtësinë duke aksidentuar për pasojë një automjet tjetër në lëvizje.

Sipas njoftimit të bluve të Tiranës, drejtuesi i automjetit, shtetasi Blerim Allaraj, 35 vjeç, ishte në gjendje të dehur në masën 0.66 mg/l testi i parë dhe 0.65 mg/l testi i dytë. Gjithashtu, gjatë kontrollit personal, këtij shtetasi iu gjet një sasi e vogël lënde narkotike e dyshuar canabis sativa.


Njoftimi i Policisë Rrugore:

Tiranë

Alkool dhe drogë në timon, prangoset 35-vjeçari që nuk iu bind Policisë dhe shkaktoi aksident gjatë ndjekjes. 

Rrugorët e kryeqytetit, pasi kanë marrë një njoftim nga qytetarët se një automjet po bënte manovra të rrezikshme në rrugën “Dritan Hoxha”, menjëherë vlerësuan telefonatën dhe informacionin e dhënë duke u vunë në ndjekje të automjetit, drejtuesi i të cilit sapo ka parë patrullën e Policisë Rrugore, jo vetëm që nuk i është bindur shenjës së ndalimit, por ka shtuar shpejtësinë duke aksidentuar një automjet tjetër në lëvizje dhe duke rrezikuar edhe përdoruesit  e tjerë të rrugës.

Ndjekja e automjetit ka vijuar nga patrullat e tjera të Policisë Rrugore, të cilat kanë arritur të ndalojnë dhe neutralizojnë drejtuesin e automjetit në rrugën “Ibrahim Rugova”, pa shkaktuar pasoja për përdoruesit e tjerë të rrugës. Nga verifikimi me aparatin alkooltestues rezultoi se drejtuesi i automjetit, shtetasi me iniciale B. A., 35 vjeç, ishte në gjendje të dehur në masën 0.66 mg/l testi i parë dhe 0.65 mg/l testi i dytë. Gjithashtu, gjatë kontrollit personal, këtij shtetasi iu gjet një sasi e vogël lënde narkotike e dyshuar canabis sattiva.

Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit B. A., 35 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

#NeseDrejtonMjetinNenEfektin?KaVetemNjeDestinacion?

#MosQendroniIndiferentNdajSjelljeveTeTillaTelefono112??

#PoliciKomunitet?SiguriPartneritet?

(E.H / Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet

Sondazh

Poll

Aktualitet 24 Qershor 2021, 08:43

VLORË– Ndryshe nga më parë, këtë herë ka qenë Këshilli Bashkiak ai që ka refuzuar përballjen me kryebashkiakun Dritan Leli. Ky i fundit lajmëroi dy ditë më...