Aktualitet

24 Qershor 2021, 08:43 Nga DOSJA

VLORË– Ndryshe nga më parë, këtë herë ka qenë Këshilli Bashkiak ai që ka refuzuar përballjen me kryebashkiakun Dritan Leli. Ky i fundit lajmëroi dy ditë më parë se në mbledhjen e planifikuar për tu zhvilluar sot online, si çdo muaj, do të përballej me këshilltarët bashkiakë edhe për ‘problematikat’ e ngritura për tyre dhe për gjyqin public që kanë organizuar prej koësh e që presin mundësinë për ta zhvilluar.

Por, fakti që ishte online, ka bërë që këshilltarët bashkiakë të refuzojnë Lelin. Siç edhe vetë kanë lajmëruar më herët, Këshilltarët e Bashkisë Vlorë nuk pranojnë të bëjnë asnjë komunikim në distancë me Lelin, por që do të vijojnë me procedura të tjera, dukë ‘kërcënuar’ kështu me procesin e auditimit.

Mirëpo mbledhja e pa zhvilluar, ka sjellë dhe mos miratimin e ndihmës ekonomike të qytetarëve të Vlorës dhe të listës së familjarëve që përfitojnë kredi të butë. Në një regim pas refuzimit të këshilltarëve bashkiake, Leli shkruan se kjo mënyrë sjelljeje po e sakaton Vlorën në këtë nisje të sezonit turistik dhe nuk po e promovon aspak.

Reagimi i Dritan Lelit: Pas radhës së gjatë të kërkesave për mbledhje jashtë radhe, në emër të së mirës së qytetit, sot, këshilltarët bashkiak, kanë anulluar mbledhjen e radhës, atë të çdo muaji, ku vërtet mblidhemi për interesat e qytetit e ku përgjatë më shumë se një viti, kemi diskutuar online, siç ishte parashikuar të ndodhte edhe sot! Më vjen keq që me këngën e kusureve të mia, Këshilli Bashkiak nuk po i përkrah sot fëmijët me probleme sociale të qytetit, që me miratimin e vendimit do të frekuentonin kopshtet dhe çerdhet me të ardhurat e bashkisë, nuk po miraton as ndihmën ekonomike, as listën e familjeve apo individëve që përfitojnë kredi nga të ardhurat e bashkisë dhe as po mbështet projektin e qeverisë shqiptare për rimëkëmbjen e zonës përreth sahatit, që ka nevojë për angazhimin e të gjithëve, prandaj edhe do të përfshihej sot me urgjencë, për të mos ecur me ritmin e mbajtjes së radhëve! Të nderuar këshilltar, e pranoj haraçin e veprimeve tuaja deri në masën që më prek mua, por jo qytetin! Vlora sapo ka nisur sezonin turistik, pas muajsh të gjatë e të vështirë lufte me shëndetin! Turistët po gëzojnë lirinë dhe bukurinë e një qyteti që nuk mund dhe nuk duhet të shëmtohet prej gjyqeve teatrale! Vlora duhet promovuar, jo sakatuar! Të gjithë mund të bëjmë më shumë, mund të bëjmë më mirë, pa shterpëzuar një energji të tërë që mund ta shfrytëzonim në dobi të Vlorës! Po e marrë unë barrën e ndjesës, ndaj të gjithë banorëve të Vlorës që po penalizohen a qoftë edhe vetëm bezdisen, nga radhët tona të ngatërruara që po iu rëndojnë, por e di që deti dhe dielli i Vlorës do ta bëjnë këtë verë të ndritshme, siç kaq gjatë e dëshiruam.

Dritan Leli ka refuzuar më herët tre herë mbledhjen e Këshillit Bashkiak për shkak të masave anti-Covid që ishin planifikuar të mbaheshin në ambientet e Universitetit “Ismail Qemali” dhe në ambientet e Teatrit “Petro Marko” Leli i shmangu me “procedurë” mbledhjet e Këshillit Bashkiak, pasi sipas tij duhen respektuar masat anti-COVID. Pavarësisht se Ministria e Shëndetësisë i dha lejen, Leli ka dashur të tregohet korrekt dhe ka preferuar të mos shkojë.

Ç’po ndodh mes Këshilli Bashkiak dhe kryebashkiakut Dritan Leli?

Këshilli Bashkiak i Vlorës, ka kërkuar një mbledhje jashtë radhe me kryetarin e bashkisë, pasi sipas tyre, situata e shërbimeve vendore është alarmante. Ata ftuan në mbledhje deputetët e Vlorës, përfshirë edhe kryeministrin Edi Rama. Leli është ‘shpallur’ tashmë si i padëshiruar nga kryeministri Edi Rama që prej momentit që nuk pranoi të hiqte dorë nga posti i kryetarit të bashkisë Vlorë për t’u angazhuar në fushatë elektorale si kandidat për deputet. “Dritan Leli nuk është më pjesë e jona, nuk do të dalim përkrah tij në fushatë”,-është mesazhi që kryesocialisti iu dërgoi vlonjatëve në fushatë, ndërsa pas fitores e quajti Lelin “të vdekurin e bashkisë”.

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet dritan leli keshilli bashkiak i vlores perjashtimi i dritan lelit dritan leli keshilli bashkiak i vlores perjashtimi i dritan lelit

Sondazh

Poll

Aktualitet 24 Qershor 2021, 07:20

TIRANË– Arsan Demaj, një efektiv i Gardës së Republikës së Shqipërisë që shërben si shoqërues i njërit prej komisionerëve, tek Komisioni i Pavarur i ...