Aktualitet

FOTO+EMRAT/ Kultivuan kanabis në Angli me vlerë 500 mijë paund, dënohen me 40 muaj burg shqiptarët

24 Qershor 2021, 09:32 Nga DOSJA
FOTO+EMRAT/ Kultivuan kanabis në Angli me vlerë 500 mijë paund,

ANGLI- Dy shqiptarë në Angli janë burgosur në një total prej 40 muajsh burg pasi janë kapur duke kultivuar kanabis me vlerë deri në 500 mijë paundë. Bradfordnewsdaily shkruan se Ervis Roci dhe Edi Kotorri, u arrestuan pas një bastisjeje në dy shtëpi bari në Bradford muajin e kaluar.

Prokurorja Clare Walsh përshkroi se si u zbulua ferma e kanabisit në tre kate të shtëpisë. Gjatë bastisjes Kottori u arrestua në dhomën e ndenjes ndërsa Roci u gjet i fshehur në majën e oxhakut. Ata u deklaruan fajtorë për prodhimin e kanabisit dhe u dënuan me 20 muaj burg secili.

Walsh shpjegoi në detaje se si një total prej 158 bimësh të pjekura kanabisi dhe 218 bimë më të reja u gjetën në shtëpinë e barit, me një vlerë të mundshme të tregut prej 300,000 deri 350,000. Ndërkohë që në shtëpinë e dytë të barit u gjetën 96 bimë të pjekura kanabisi dhe 90 bimë të reja, me një vlerë tregu prej 180,000.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet clare walsh edi kotorri ervis roci clare walsh edi kotorri ervis roci

Sondazh

Poll

Aktualitet 24 Qershor 2021, 08:43

VLORË– Ndryshe nga më parë, këtë herë ka qenë Këshilli Bashkiak ai që ka refuzuar përballjen me kryebashkiakun Dritan Leli. Ky i fundit lajmëroi dy ditë më...