Aktualitet

U la dje në burg pasi u arrestua për korrupsion nga SPAK, ja sa para u gjetën pas kontrollit në banesën e prokurorit Sali H

24 Qershor 2021, 11:06 Nga DOSJA
U la dje në burg pasi u arrestua për korrupsion nga SPAK, ja sa para u

TIRANË – Të tjera detaje kanë dalë në dritë nga dosja e Prokurorit të Sarandës, Sali Hasa, ku mësohet se, gjatë kontrollit të banesës së prokuorit Hasa, atij i janë gjetur në banesë një shumë prej 11 milionë lekësh të vjetra dhe 2 mijë euro.

Prokurori Hasa u la në burg disa ditë më parë, pasi sipas SPAK ai dyshohet se i mori një shumë parash shtetases, Elsiona Papa, për t’i pushuar dosjen vëllait të saj, Emiljan Mirjanit, pasi akuzohej dhe ishte vënën nën hetim për plagosje.

Referuar dosjes së Prokurorisë, Papa është fotografuar në zyrën e prokurorit së bashku me Edison Korkutin, i cili u plagos nga vëllai i saj. Sipas hetimeve motra e të pandehurit ndikoi te prokurori për të pushuar hetimet për vëllain e saj që akuzohej për plagosje me dashje dhe mbajte të armëve të ftohta.

(E.H / Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet

Sondazh

Poll

Aktualitet 24 Qershor 2021, 10:48

Zjarr në Spitallë, zona mbulohet nga tymi

DURRËS– Një zjarr masiv ka përfshirë një zonë të mbushur me barishte dhe shkurre në Spitallë të Durrësit. Fotot e mëposhtme tregojnë se vendi që ësht...

Aktualitet 24 Qershor 2021, 08:43

VLORË– Ndryshe nga më parë, këtë herë ka qenë Këshilli Bashkiak ai që ka refuzuar përballjen me kryebashkiakun Dritan Leli. Ky i fundit lajmëroi dy ditë më...