Politike

23 Qershor 2021, 18:08 Nga DOSJA

SHKODËR– Ministri i Brendshëm, Bledi Çuci tha sot nga Shkodra se Shqipëria do të mbikqyret nga dronë super inteligjentë.

Në ceremoninë e inagurimit të ambienteve të reja të Drejtorisë Vendore të Policisë së Qarkut Shkodër, Çuçi theksoi po ashtu se do të bëhet një kontroll i imtësishëm i të gjithë territorit të vendit, me dronë super-inteligjentë.

Po nisim një kapitull të ri për modernizimin e Policisë së Shtetit. Ky 4-vjeçar do të shënojë hapin më të madh në lidhje me teknologjinë, që nga ngritja e aftësive në luftën kundër krimit kibernetik, deri tek kontrolli i plotë i territorit me dronë super-inteligjentë”, tha ai.

“Ministria e Brendshme gjatë viteve të fundit ka nisur një projekt madhor për modernizimin në çdo qelizë të strukturave të Policisë së Shtetit, duke nisur nga pajisjet, mjetet e punës, trajtimin financiar, ambientet e reja, e sidomos nëpërmjet futjes së teknologjisë së avancuar dixhitale dhe pajisjeve të sofistikuara për të mbuluar detyra, që deri dje kryheshin përmes mbikëqyrjes fizike”, shtoi ai.

(A.B)/Dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike bledi çuçi drona super inteligjente shqiperia nen mbikqyrjen e dronave bledi çuçi drona super inteligjente shqiperia nen mbikqyrjen e dronave

Sondazh

Poll