Politike

S’ka datë për integrimin në BE! Rama thotë “të fundit”: BE dështoi të mbante premtimin!

23 Qershor 2021, 14:51 Nga DOSJA
S’ka datë për integrimin në BE! Rama thotë

SHKUP– Kryeministri Edi Rama ka komentuar edhe njëherë vendimin e Bashkimit Europian për të mos caktuar një datë për konferencën ndërqeveritare me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Në fjalën e tij, Rama tha se edhe kësaj here, Bashkimi Europian ka dështuar që të plotësojë premtimin, megjithatë shtoi se e ardhmja e Shqipërisë është në Europë.

“Rastësia e solli që në të njëjtën ditë kur duhet të flisnim për atë që nuk ndodhi të jemi këtu në një forum të rëndësishëm ekonomik. Është një mundësi për të thënë se çfarëdo që ndodh apo jo në Bruksel, ne jemi të vendosur që të rrisim ekonominë, mirëqënien, krenarinë e popujve tanë. BE mund të caktojë detyra për integrimin, afate, data por BE nuk cakton dot as vendndodhjen në mes të Europës, as kulturën dhe identitetin europian. Shqipëria e ka bërë zgjedhjen e saj që në kohën e Gjergj Kastriotit dhe e ka konfirmuar në kohën e Rilindjes. Për mua në këtë pikë, kemi një dallim me Zoranin, sepse për mua nuk ka ndodhur asgjë veçse BE ka dështuar të mbajë premtimin dhe të jetë në qëndrimin e duhur. Jeta vazhdon dhe progresi do të vazhdojë me të gjitha forcat sepse nuk është i imponuar nga jashtë por nga brenda nesh. Bashkëpunimi rajonal do të vazhdojë me të gjitha forcat sepse është i rrethuar nga kufijtë e BE. Jemi shumë të vegjël për të pasur ekonomi të forta për të qëndruar të ndarë nga njëri-tjetri,”-tha Rama.

LAJMI KRYESOR: Shtyrja e negociatave prej Bullgarisë/ Zaev MESAZH ndër rreshta: Është precedent i rrezikshëm, inkurajohen euroskeptikët! Rama ironi me BE: S’po rri pa gjumë, kam gjëra më të rëndësishme!

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike edi rama konferenca rama-zaev zoran zaev edi rama konferenca rama-zaev zoran zaev

Sondazh

Poll