Politike

Shtyrja e negociatave prej Bullgarisë/ Zaev MESAZH ndër rreshta: Është precedent i rrezikshëm, inkurajohen euroskeptikët!

23 Qershor 2021, 14:37 Nga DOSJA
Shtyrja e negociatave prej Bullgarisë/ Zaev MESAZH ndër rreshta:

SHKUP– Kryeministri Edi Rama, pas pjesëmarrjes në Forumin Ekonomik, ka zhvilluar një konferencë për mediat me homologun e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev. Kryefjalë për të dy ishte “veto” e Bullgarisë, e cila vendosi që për të dy vendet mos të ketë ende një datë për konferencën ndërqeveritare. 

Në fjalën e tij, kryeministri Zaev tha se Bashkimi Europian kishte dështuar që të mbante premtimin duke paralajmëruar se zhgënjime të tilla mund të “zgjonin” forcat anti-europiane, duke nënkuptuar influencat e tjera në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Po ashtu, ai shtoi se vendi i tij është gati që të punojë për të gjitha reformat që kërkohen por nuk do të negociojë për identitetin. Megjithatë pavarësisht se Bullgaria mbylli derën, Zaev tha se do të shkonte sërish në Sofje për të negociuar.


Ndërkohë nga ana tjetër, kryeministri Edi Rama tha se BE-ja dështoi me politikën e saj për zgjerim, por me nota ironie shtoi se nuk do ta humbiste gjumin për këtë çështje pasi kishte të tjera më të rëndësishme. Edhe njëherë, kreu i qeverisë shqiptare hoqi një paralele të situatës së dy vendeve fqinje me kryeveprën e letërisisë, Samuel Beckett- Duke pritur Godonë!

Në takimin e djeshëm, ministrat e Jashtëm të Bashkimit Europian nuk kanë rënë dakord për vendosjen e një date për mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, për shkak të problemeve mes Sofjes dhe Shkupit. Tashmë gjithçka do spostohet në shtator, kur presidencën e radhës do ta ketë Sllovenia.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike edi rama konferenca rama-zaev zoran zaev edi rama konferenca rama-zaev zoran zaev

Sondazh

Poll