Politike

Legjitimiteti i zgjedhjeve të 30 qershorit, Kokona: Jemi në devijim të aspekteve procedurale të shqyrtimit Kushtetues

23 Qershor 2021, 17:34 Nga DOSJA
Legjitimiteti i zgjedhjeve të 30 qershorit, Kokona: Jemi në devijim

TIRANË– Përfaqësuesja e Këshillit të Ministrave, Elira Kokona ishte e pranishme ditën e sotme në seancën e Gjykatës Kushtetuese për zgjedhjet lokale të 30 qershorit. Ajo është shprehur se qëllimi i vetë ekzistencës së Shoqatës nëpërmjet kryetarëve, nuk mundet të kryesohet apo përfaqësohet nga ish-kryetarë.

Kokona nisi fjalën e saj duke thënë se procesi ka të bëjë me votuesin, për aq kohë sa kërkuesi nuk është votues dhe as subjekt politik. Në fund, Kokona tha se kyetari aktual i shoqatës ka marrë detyrën në vijim të periodicitetit te caktuar.

Ky proces ka të bëjë me votuesit, për aq kohë sa kërkuesi nuk është as votues dhe as subjekt politik jemi në devijim total të aspekteve procedurale të një shqyrtimi kushtetues. Mund të ketë subjekte qe i drejtohen Gjykatës Kushtetuese por duhet t’i drejtohen jo me një rol parësor, por pasi i kanë shteruar nivelet e tjera të gjykimit.Jemi e kushtet e një shoqate e cila nuk ka në parashikimet e akteve te veta themelore aktet politike dhe as një aktivitet për mbrojtjen e të drejtave të njeriut.Për këtë arsye qëllimi i vet ekzistencës së Shoqatës nëpërmjet kryetarëve nuk mundet sipas vullnetit të kryesohet apo përfaqësohet nga ish-kryetarë. Prezent në proces kemi një ish-kryetar dhe një profesionist i autorizuar nga një ish-kryetare.Të gjitha rastet kur një kryetar pret që në detyre të vijë një kryetar tjetër nuk mund të shfrytëzojë mbajtjen edhe të postit të një shoqate. Kryetari aktual i shoqatës ka marrë detyrën në vijim të periodicitetit te caktuar. Jemi ne kushtet e mungesës se përfaqësueshmërisë në këtë seancë”, ka thënë më tej Kokona.

‘Zgjedhjet lokale’/ Gjykata Kushtetuese në ‘testin’ e radhës, nis shqyrtimi i padisë së Voltana Ademit, rrëzohen 2 kërkesat e qeverisë për pushimin e çështjes (ZHVILLIMET)

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike elira kokona kushtetuesja per zgjedhjet lokale zgjedhjet lokale të 30 qershorit elira kokona kushtetuesja per zgjedhjet lokale zgjedhjet lokale të 30 qershorit

Sondazh

Poll