Politike

Rifillon seanca për “30 qershorin” në Kushtetuese/ Përfaqësuesja e Kuvendit: Presidenti s’ka tagër të anulojë zgjed

23 Qershor 2021, 14:49 Nga DOSJA
Rifillon seanca për “30 qershorin” në Kushtetuese/

TIRANË– Në Gjykatën Kushtetuese ka rifilluar seanca gjyqësore për zgjedhjet e “30 qershorit”. Shoqata e Bashkive e drejtuar nga Voltana Ademi ka bërë padi dhe kërkon që këto zgjedhje të shpallen të pavlefshme.

Përfaqësuesja e Kuvendit Mimoza Arbi është shprehur se Shoqata e Bashkive nuk mund të vërë në lëvizje Gjykatën Kushtetuese. Arbi thotë se Gjykata Kushtetuese nuk ka juridiksion të shqyrtojë çështje që lidhen me proceset zgjedhore. Ndër të tjera, ajo thekson se presidenti nuk ka asnjë tagër ligjor që të anulojë datën e zgjedhjeve e por vetëm të caktojë atë dhe se arsyet që e kanë shtyrë presidentin për të anuluar zgjedhjet nuk kanë natyrë kushtetuese.

‘Presidenti ka tagër kushtetues të caktojë datën e zgjedhjeve por asnjë tagër dhe të drejtë të ndryshojë apo anulojë atë. Juristi i presidentit tha se një nga arsyet e anulimit ishte informacionet për protestën që do mbanin partitë politike, por këto rrethana nuk kanë natyre kushtetuese që të çonte presidentit në shtyrjen e zgjedhjeve të 30 qershorit.

Gjykata Kushtetuese nuk ka juridiksion për të shqyrtuar çështje që lidhen me proceset zgjedhore. Deputetët çmuan se Presidenti me dekretin për anulimin e zgjedhjeve është ne shkelje të kushtetutës. Deputetët nënvizuan se presidenti ka kryer shkelje të Kushtetutës. E drejta e presidentit për të anuluar zgjedhjet duhet të jetë e përcaktuar shprehimisht në ligj. Presidenti ka kompetencë vetëm për të caktuar datën e zgjedhjeve. Dekretit të presidentit për anulimin e zgjedhjeve i mungon baza ligjore. Kushtetuta ka parashikuar qartë se kur mund të anulohen zgjedhjet, por kjo nuk është kompetencë e Presidentit. Zgjedhjet mund të anulohen në situata të gjendjes së jashtëzakonshme, por kjo i përket Kuvendit’, tha Arbi.

‘Zgjedhjet lokale’/ Gjykata Kushtetuese në ‘testin’ e radhës, nis shqyrtimi i padisë së Voltana Ademit, rrëzohen 2 kërkesat e qeverisë për pushimin e çështjes (ZHVILLIMET)

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike kushtetuesja per zgjedhjet lokale mimoza arbi voltana ademi zgjedhjet lokale të 30 qershorit kushtetuesja per zgjedhjet lokale mimoza arbi voltana ademi zgjedhjet lokale të 30 qershorit

Sondazh

Poll