Politike

Bullgaria mohoi integrimin, Rama lëshon “dorën” me ironinë: Nuk është se s’më zë gjumi, kam gjëra të tjera. Zaev

23 Qershor 2021, 14:58 Nga DOSJA
Bullgaria mohoi integrimin, Rama lëshon “dorën” me

SHKUP– Kryeministri Edi Rama dhe homologu i tij i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev ka komentuar vendimin e Bashkimit Europian për moscaktimin e një datë për konferencë ndërqeveritare. Edhe pse pyetjet e gazetarëve nuk u dëgjuan për asnjë moment, përgjigjet ishin të gjitha për vendimin e BE-së. Rama edhe njëherë përmendi se situata e dy vendeve i kujton kryeveprën e letërsisë- Duke pritur Godonë, nga Samuel Beckett.

PJESË NGA KONFERENCA:

Rama: Nuk ka të bëjë me ne, ka të bëjë me BE, nuk jam i shqëtësuar dhe nuk po humbas gjumin për këtë sepse kam gjëra të rëndësishme. E rëndësishme është që e kemi bërë punën tonë. Si ne dhe Maqedonia e Veriut kemi bërë punën tonë. Kur të jenë gati të na thonë, por sfida për ne është që të ndërtojmë një shtet europian dhe standarde europiane këtu. Sepse kjo është ajo që kërkojnë fëmijët tanë. Më pas, nëse ecim para do të jemi të lumtur, nëse jo sinqerisht nuk do jem i palumtur. Unë do të thoja që çdo vend dhe shtet mund të ketë momentet e veta të shkëputjes nga familja me BE. Kjo nuk ka të bëjë me Maqedoninë e Veriut dhe Europën por me Bullgarinë. Unë dhe Zorani jemi lexuesit më të mëdhenj të Samuel Beckett, ne jemi në pritje të Godosë. Po nuk jemi duke pritur, ne po vazhdojmë më punën tonë. E duam BE, ata na duan por nuk janë gati për martesë. Në rregull, ne shijojmë lirinë derisa të martohemi.

Zaev: Është e padrejtë për Shqipërinë, edhe për ne, por sidomos për Shqipërinë. E dimë që nesër nuk do të jemi vende anëtare, por ka të bëjë me mbajtjen të motivuar.

Rama: Të kërkosh drejtësi nga BE është të kërkosh një fund të lumtur nga Samuel Beckett.

LAJMI KRYESOR: Shtyrja e negociatave prej Bullgarisë/ Zaev MESAZH ndër rreshta: Është precedent i rrezikshëm, inkurajohen euroskeptikët! Rama ironi me BE: S’po rri pa gjumë, kam gjëra më të rëndësishme!

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike edi rama konferenca rama-zaev zoran zaev edi rama konferenca rama-zaev zoran zaev

Sondazh

Poll