Politike

Bullgaria u mohoi integrimin në BE, Zoran Zaev paralajmëron ndër rreshta: Po ‘zgjohen’ euro-skeptikët, gjeni FORMULËN!

23 Qershor 2021, 14:44 Nga DOSJA
Bullgaria u mohoi integrimin në BE, Zoran Zaev paralajmëron ndër

TIRANË– Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev ka dhënë një mesazh për Bashkimin Europian pas refuzimit për të caktuar datën e konferencës ndërqeveritarë, për shkak të vetos së Bullgarisë. Në fjalën e tij, në një konferencë me Ramën, Zaev tha se vendime të tilla i dekurajojnë nga puna dhe aktivizojnë të gjithë euroskeptikët. Megjithatë ai ka paralajmëruar se do të vizitojë sërish Sofjen për të gjetur një rrugë të mesme.

“Ne shkuam në Sofje me zemër të hapur dhe dorë të shtrirë. Kryeministri Rama ishte në Shkup për të kombinuar punën. Edhe pse bëmë hap pozitiv dhe lëshuam mesazhe trë qartë. Kolegët bullgarë nuk gjetën fuqi të mjaftueshme për të na lejuar në BE. Ishim të vetëdijshëm me pritshmëritë tona, por ishte dëshpërim i madh. Por edhe mossukses i politikës së BE për zgjerim, ishte mesazh i keq për të gjithë rajonin. Vota e Bullgarisë për të mos lejuar kornizën negocuese nuk është në frymën e marrëdhënieve të mira fqinjësore. Negociatat me BE nuk mund të shndërrohen në negociata me Bullgarinë. Progresi duhet të varet nga Refomat, kapitujt dhe arritjen e standardeve të BE. Është precedent i rrezikshëm. Intetiteti kombëtar maqedonas nuk është subjekt negociataash. Treguam guxim dhe vullnet të sinqëetë. Maqedonia e Veriut u bë pjesë e NATO-s. Për Europën ne angazhohemi dhe bëjmë përpjekje të sinqeta. Liderët të marrin parasysh se dështimet do të hapin derën dhe do të inkurajojnë euroskeptikët. BE duhet të gjejë formulën sesi të vijojë zgjerimin. Ne ende i japim shanse procesit. Kam edhe një mesazh; ato që e dinë, e dinë që unë nuk heq dorë lehtë. Do të të shkoj edhe njëherë në Sofje për të kërkuar zgjidhje. Ne do t’ja dalim. Maqedonia e Veriut është Europë, Shqipëria është Europë, Ballkani është Europë,”-tha Zaev.

LAJMI KRYESOR: Shtyrja e negociatave prej Bullgarisë/ Zaev MESAZH ndër rreshta: Është precedent i rrezikshëm, inkurajohen euroskeptikët! Rama ironi me BE: S’po rri pa gjumë, kam gjëra më të rëndësishme!

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike edi rama konferenca rama-zaev zoran zaev edi rama konferenca rama-zaev zoran zaev

Sondazh

Poll