Politike

U bëri ‘dush’ të ftohtë, Yuri Kim sërish MESAZH për KLGJ dhe KLP: Merrni vendime të ashpra, zbatoni standardet, Amerik

23 Qershor 2021, 15:06 Nga DOSJA
U bëri ‘dush’ të ftohtë, Yuri Kim sërish MESAZH

TIRANË– Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim ka lëshuar sërish një mesazh për Këshillin e Lartë të Prokurorisë dhe atë të Gjyqësorit. Duke shpërndarë edhe njëherë fjalën e saj nga konferenca për shtyp, e organizuar nga Komiteti shqiptar i Helsinkit, ambasadorja Kim kërkon reagim të ashpër. 

Në fjalën e saj, ajo u shpreh se si KLP, ashtu dhe KLGJ duhet që të zbatojnë standardet për të bërë sa më të besueshme reformën në drejtësi. Edhe njëherë ajo siguroi se institucionet do të kenë mbështetje nga Amerika. 

“Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë kanë kapërcyer shumë pengesa deri më tani. SHBA mbështet fuqimisht përpjekjet e tyre për të ndërmarrë një veprim të ashpër, por të nevojshëm, për të zbatuar standardet dhe për të vazhduar të bëjë përmirësime në mënyrë që reforma në drejtësi të bëhet gjithnjë e më e vërtetë për të gjithë shqiptarët,”-shkruan ajo.

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka shprehur prej javësh pakënaqësi për procesin e Reformës në Drejtësi. Kim deklaroi dje se proceset e Vettingut duhet të vazhdojnë pa frikë, një thirrje indirekte për Komisionerin Publik pas ankimimit të ONM për kalimin e Vettingut për Elizabeta Imerajn. Kim i kërkoi edhe mediave një mbulim të procesit, duke ngritur pyetjen se kujt po i shërbejnë nëse jo interesit publik. 

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike reforma ne drejtesi yuri kim reforma ne drejtesi yuri kim

Sondazh

Poll