Politike

’30 qershori’/ Avokatja e Popullit në Gjykatën Kushtetuese: Procesi cënoi të drejtat e qytetarëve

23 Qershor 2021, 17:22 Nga DOSJA
’30 qershori’/ Avokatja e Popullit në Gjykatën

TIRANË– Ditën e sotme po shqyrtohet në Gjykatën Kushtetuse çështja e zgjedhjeve lokale të 30 qershorit 2019. Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca gjatë fjalës së saj në Gjykatë, ka deklaruar se nuk mundet që Kolegji Zgjedhor të mos marrë parasysh dekretin e Presidentit.

Ajo është shprehur se siguria juridike dhe parimi i së drejtës vitet e fundit, konsiderohen si parime që nuk japin efektshmërinë e vendimeve.

Shqetësimi i Avokatit të Popullit është se procesi ka cënuar të drejtat e qytetarëve. Nëse do të kthehemi në atë kohë, rezulton se parlamenti nuk po kryente rolin e tij, por as mekanizmat e tjerë, siç ishin gjykata. Prandaj duhet një gjykim në lidhje me veprimtarinë e institucioneve. Ka vend që në këtë gjykim të trajtohet cilësia e zgjedhje. Unë nuk gjej bazë ligjore që një dekret të lihet pa fuqi nga një organ tjetër administrativ, aq me tepër që një organ si KQZ të thotë se nuk e quan të pavlefshëm, pasi ku do shkonim? Duhet një proces për të shpallur një dekret, apo vendim të pavlefshëm, nuk mund ta bëj vetëm një organ. Është e vërtetë që bojkoti zgjedhjeve është problematik e madhe, por është detyrë e shumicës për të garantuar konsensusin’- ka thene Ballanca.

‘Zgjedhjet lokale’/ Gjykata Kushtetuese në ‘testin’ e radhës, nis shqyrtimi i padisë së Voltana Ademit, rrëzohen 2 kërkesat e qeverisë për pushimin e çështjes (ZHVILLIMET)

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike erinda ballanca kushtetuesja per zgjedhjet lokale zgjedhjet lokale të 30 qershorit erinda ballanca kushtetuesja per zgjedhjet lokale zgjedhjet lokale të 30 qershorit

Sondazh

Poll