Politike

Bullgaria u “hoqi vizën” nga BE, Zoran Zaev konferencë me Ramën, i dedikon fjalë zemre: Është oleg, shok dhe vëlla!

23 Qershor 2021, 14:34 Nga DOSJA
Bullgaria u “hoqi vizën” nga BE, Zoran Zaev konferencë me

SHKUP– Kryeministri i Maqedonisë së Veriut nuk i ka kursyer fjalët e mira për homologun e tij shqiptar, Edi Rama. Gjatë një konferencë për shtyp, në fjalën e tij hyrëse, Zaev i ka dedikuar homologut të tij fjalë nga zemra. 

I dashur mik i imi, Edi Rama. Jam këtu me vëllanë dhe mikun tim Edi Rama. Sot Europa ka një problem. Ideja e madhe ka një problem, është vetë BE. Brukseli na porositi se BE nuk ia del që të sigurojë integrimin e merituar të Ballkanit. Ky është problemi, nuk ia dolën që ta pengojnë bllokadën e një vendi. Por ne nuk jemi të vetëm, nuk do të mbetemi të vetëm dhe as të izoluar. Koleg, shok, vëlla Edi Rama. Me shqiptarët e kemi vizionin e njëjtë dhe jo politikat e mureve dhe ndarjeve. Ne nuk ndalemi këtu. Në këtë rrugë janë edhe Serbia, Kosova dhe Mali i Zi. Ne jemi Europë! Me Ramën po paralajmërojmë se edhe më shumë do i afrojmë popujt tanë. Vlerat e BE janë në pikëpyetje,“-tha ai.

LAJMI KRYESOR: Shtyrja e negociatave prej Bullgarisë/ Zaev MESAZH ndër rreshta: Është precedent i rrezikshëm, inkurajohen euroskeptikët! Rama ironi me BE: S’po rri pa gjumë, kam gjëra më të rëndësishme!

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike edi rama konferenca rama-zaev zoran zaev edi rama konferenca rama-zaev zoran zaev

Sondazh

Poll