Aktualitet

E RËNDË! Shqiptari në Itali shkon ‘tapë’ në shtëpi dhe tenton të vrasë gruan me pushkë, ngjarjen tragjike e paranda

22 Qershor 2021, 10:45 Nga DOSJA
E RËNDË! Shqiptari në Itali shkon ‘tapë’ në

ITALI– Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku një shqiptar ka tentuar të vrasë bashkëshorten e tij me pushkë, pasi ishte në gjendje të dehur.

Mediat italiane shkruajnë se 37-vjeçari shqiptar Ervis Rakipaj ra në prangat e policisë italian, pasi akuzohet se ka keqtrajtuar dhe ka tentuar të vrasë gruan e tij. E gjithë ngjarja ndodhi shtunën në mbrëmje, ku Rakipaj pasi mbaroi punën e njoftoi gruan përmes ‘Ëhatsapp’ se ai do të pinte një birrë me miqtë.

Kur u kthye në banesë rreth orës 2:00, ai e zgjoi atë, i mori celularin nga jastëku dhe i kërkoi ta ndiqte në kuzhinë. Më pas gruaja menjëherë vuri re pushkën dhe ishte frikësuar, sepse në raste të tjera burri i saj e kishte kërcënuar me vdekje.Ka qenë motra e vajzës ajo që ka bërë të mundur parandalimin e ngjarjes së rëndë. Në momentin që shqiptari ka marrë pushkën dhe ia ka drejtuar bashkëshortes, e motra e ka drejtuar armën nga dyshemeja, duke parandaluar krimin.

Më herët,  37-vjeçari ka qenë në burg për akuzat e vrasjes në tentativë dhe keqtrajtimi në familje. Gjatë kontrollit, shqiptarit iu gjetën gjithashtu një pushkë, një pistoletë, si dhe 136 plumba. Po ashtu u sekuestruan edhe 500 gr marihuanë dhe material paketimi.

Çifti ishte vendosur në Itali në vitin 2017, ndërsa prej vitësh 37-vjeçaro kishte filluar të abuzonte me alkoolin dhe kokainën, duke ushtruar mbi të dhunë fizike.

(Kle.mu./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet shqiptari ne itali ervis rakipaj shqiptari tenton te vrase gruan arrestohet shqiptari ne itali ervis rakipaj shqiptari tenton te vrase gruan

Sondazh

Poll

Aktualitet 22 Qershor 2021, 07:39

TIRANË– Shkodra është zgjuar sot pa ujë të pijshëm. Mësohet se një defekt në linjën 110 Kv të nënstacionit, ka bërë që të digjen panele e ujësjellësit në S...