Politike

Për herë të tretë! Leli refuzon përballjen me Këshillin Bashkiak, Rakacolli i jep “OK” për grumbullimet, kryebashkiak

22 Qershor 2021, 09:30 Nga DOSJA
Për herë të tretë! Leli refuzon përballjen me

VLORË– Ministria e Shëndetësisë ka dhënë dritën jeshile për të lejuar grumbullimin e Këshillit Bashkiak të Vlorës për ‘gjyqin publik’ ndaj kryebashkiakut Dritan Leli. Vetë zëvendësministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli ka bërë me dije se mbledhja mund të zhvillohet edhe brenda ambienteve të mbyllura, duke qenë se Vlora është në një situatë epidemiologjike të mirë, pa asnjë rast me Covid-19.

Madje Rakacolli shton se urdhri i dhënë më herët ka qenë për ndalimin e grumbullimeve të posaçme, që sikundër përmendet në urdhër lidhet me tubimet, konferencat, mbledhjet partiake e ceremonitë festive, por jo për zhvillimin e mbledhjeve që janë vijimësi e punës së Këshillit Bashkiak. Por, pavarësisht kësaj lejeje, kryebashkiaku Dritan Leli ka refuzuar sërish përballjen me Këshillin Bashkiak. Sot për herë të tretë, anëtarët e Këshillit Bashkiak kërkuan përballjen me kryebashkiakun, por ky i fundit mbylli dyert e Teatrit “Petro Marko”.

Në përgjigjen e tij Leli tha prerë se para datës 1 korrik nuk do të ketë asnjë mbledhje në ambiente të mbyllura, duke përdorur si argumentet protokollin e Covid-19. Leli ka njoftuar se më datë 24 qershor, mund të përballet online me këshilltarët, përmes platformës “Zoom”.

Këshilltarët e Bashkisë Vlorë janë revoltuar pas këtij refuzimi. Në një reagim publik, Këshilli Bashkiak është shprehur se nuk do të bëjnë asnjë komunikim në distancë me Lelin, por që do të vijojnë me procedura të tjera. Konkretisht, do të krijojnë komisionet e monitorimit mbi administrimin e bashkisë dhe do të auditojnë me ekspert të jashtëm veprimtarinë ekonomike/financiare, çështjes së lejeve të ndërtimit dhe ndërtimeve të paligjshme. Një nga Këshilltarët, Ilir Metaj e ka quajtur nëpërkëmbje refuzimin e Lelit.

Dritan Leli ka refuzuar edhe më herët dy herë mbledhjen e Këshillit Bashkiak për shkak të masave anti-Covid që ishin planifikuat të mbaheshin në ambientet e Universitetit “Ismail Qemali” dhe në ambientet e Teatrit “Petro Marko” Leli i shmangu me “procedurë” mbledhjet e Këshillit Bashkiak, pasi sipas tij duhen respektuar masat anti-COVID.

Këshilli Bashkiak i Vlorës, ka kërkuar një mbledhje jashtë radhe me kryetarin e bashkisë, pasi sipas tyre, situata e shërbimeve vendore është alarmante. Ata ftuan në mbledhje deputetët e Vlorës, përfshirë edhe kryeministrin Edi Rama. Leli është ‘shpallur’ tashmë si i padëshiruar nga kryeministri Edi Rama që prej momentit që nuk pranoi të hiqte dorë nga posti i kryetarit të bashkisë Vlorë për t’u angazhuar në fushatë elektorale si kandidat për deputet. “Dritan Leli nuk është më pjesë e jona, nuk do të dalim përkrah tij në fushatë”,-është mesazhi që kryesocialisti iu dërgoi vlonjatëve në fushatë, ndërsa pas fitores e quajti Lelin “të vdekurin e bashkisë”.

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike dritan leli keshilli bashkiak i vlores mira rakacolli perjashtimi i dritan lelit dritan leli keshilli bashkiak i vlores mira rakacolli perjashtimi i dritan lelit

Sondazh

Poll