Politike

“Një shtet që fut duart në xhepat e sipërmarrjeve dhe qytetarëve”/ Tabaku publikon shifrat e BB dhe BERZH: Shqi

22 Qershor 2021, 07:11 Nga DOSJA

TIRANË– Deputetja e zgjedhur e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, shprehet se Shqipëria është e dyta në botë për korrupsion, duke iu referuar raporteve të Bankës Botërore dhe BERZH.

Në një postim në rrjetin sociak ‘Facebook’, Tabaku shkruan se bizneset shqiptare paguajnë 3 herë më shumë korrupsion, në raport me 8 vite më parë! Sipas saj, korrupsioni është oksigjeni i kësaj mazhorance prandaj ajo stimulon pandershmërinë dhe paligjshmërinë.

Postimi i plotë i Jorida Tabakut: 

Një shtet i kapur nga korrupsioni, që fut duart në xhepat e sipërmarrjeve dhe qytetarëve.

Kjo është e vërteta e Shqipërisë që pasqyrohet edhe nga Banka Botërore dhe BERZH.

? Të dytët në botë për korrupsionin,  me zyrtarë që mbushin portofolet nga taksat e shqiptarëve dhe u heqin fitimet bizneseve të shqiptarëve.

? 3herë më shumë korrupsion paguajnë bizneset shqiptare në raport me 8 vite më parë!

❌ ky  nuk është as raporti i vetëm dhe as raporti i fundit ndërkombëtar që tregon natyrën e vërtetë të regjimit të korruptuar që shqiptarët kanë përballë.

❌ Korrupsioni është oksigjeni i kësaj mazhorance prandaj ajo stimulon pandershmërinë dhe paligjshmërinë.

❌ Një regjim që vjedh zgjedhjet mund të ofrojë vetëm vjedhjen dhe korrupsionin si formë qeverisje!

(kle.mu./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike jorida tabaku korrupsioni ne shqiperi jorida tabaku korrupsioni ne shqiperi

Sondazh

Poll

Politike 21 Qershor 2021, 21:07

TIRANË– Esmeralda, vajza nga Përmeti, e cila i shprehu dëshirën për t’u bërë prokurore është takuar sot me ambasadorin e Bashkimit Europian, Luigi So...