Politike

Dështon mbledhja e rradhës e Këshillit Bashkiak Vlorë, Leli u mbyll derën e teatrit “Petro Marko”, Këshilli e kërcën

22 Qershor 2021, 08:22 Nga DOSJA
Dështon mbledhja e rradhës e Këshillit Bashkiak Vlorë, Leli

VLORË– Këshilltarët e Bashkisë Vlorë janë revoltuar pasi kryebashkiaku Dritan Leli i ka refuzuar për herë të tretë. Në një reagim publik, Këshilli Bashkiak është shprehur se nuk do të bëjnë asnjë komunikim në distancë me Lelin, por që do të vijojnë me procedura t tjera.

Konkretisht, do të krijojnë komisionet e monitorimit mbi administrimin e bashkisë dhe do të auditojnë me ekspert të jashtëm veprimtarinë ekonomike/financiare, çështjes së lejeve të ndërtimit dhe ndërtimeve të paligjshme. Një nga Këshilltarët, Ilir Metaj e ka quajtur nëpërkëmbje refuzimin e Lelit.


“Leli nëpërkëmb Këshillin dhe qytetarët e Vlorës. Leli nuk është në krye të Bashkisë si kandidat i pavarur. Si i zgjedhur i PS ka barrën morale e politike deri ditën e fundit. Leli ka zgjedhur të mbrohet pas ekranit të kompiuterit. Vëmendje maksimale për vendimet që prekin interesat e komunitetit,”- tha Metaj.

LAJM KRYESOR: Për herë të tretë! Leli refuzon përballjen me Këshillin Bashkiak, Rakacolli i jep “OK” për grumbullimet, kryebashkiaku këmbëngul: Shihemi online, më datë 24. Metaj: Po na nëpërkëmb, do bëjmë auditin

(F.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike dritan leli ilir metaj keshilli bashkiak i vlores perjashtimi i dritan lelit dritan leli ilir metaj keshilli bashkiak i vlores perjashtimi i dritan lelit

Sondazh

Poll

Politike 21 Qershor 2021, 21:07

TIRANË– Esmeralda, vajza nga Përmeti, e cila i shprehu dëshirën për t’u bërë prokurore është takuar sot me ambasadorin e Bashkimit Europian, Luigi So...