Politike

Na ‘djeg vetoja’ e Bullgarisë/ S’ka DATË! Shtyhen negociatat me Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut, Zacarias: Mbani shp

22 Qershor 2021, 07:09 Nga DOSJA
Na ‘djeg vetoja’ e Bullgarisë/ S’ka DATË! Shtyhen

BRUKSEL– S’ka datë! Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Europian nuk kanë rënë dakord për vendosjen e një date për mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Kësaj here, kushtet e vendosura nga Bundestagu janë “zhdukur” dhe problemi i vetëm është cilësuar veto-ja që Bullgaria i ka vendosur fqinjëve maqedonas. ‘Rruga e mesme’ nuk u gjet, ndërsa po ashtu nuk u pranua as propozimi për ndarjen e dy vendeve nga varësia me njëra-tjetrën.

Ministrja e Jashtme e Portugalisë, e cila mban edhe presidencën e BE- së deri më 1 Korrik, Ana Paula Zacarias, tha se ishte e pamundur që të arrihej dakordësia, ndaj shtoi se shpresat duhen “varur” tek presidenca sllovene.

Ne e nisëm ditën me bisedimet për zgjerimin. Fatkeqësisht, pavarësisht të gjitha përpjekjeve tona, ishte e pamundur që të arrijmë një dakordësi për mbajtjen e kornizën e negociatave dhe mbajtjen e Konferencës së Parën Ndërqeveritare për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Ne shpresojmë se presidenca sllovene do të mund të arrijnë në përcaktimin e datës. Perspektiva evropiane e Ballkanit Perëndimor është një pjesë jetike e Bashkimit Evropian,”- tha Zacarias. Ndërkohë që ministri gjerman për Evropën, Michael Roth para se të niste mbledhja tha se sot ishte një mundësi e mirë për t’i trajtuar çështjet ballë për ballë. Po ashtu Roth kërkoi që Shqipëria të ndahej nga Maqedonia e Veriut në procesin e hapjes së negociatave me Bashkimin Europian, por siç duket propozimi i tij nuk është marrë parasysh.

Edhe njëherë qëndrimi i palëve është që dy vendet të jenë bashkë në proces dhe të “ecin” paralelisht, pra edhe Shqipëria të mbetet në vend-numëro nga qëndrimi i Bullgarisë ndaj fqinjëve maqedonas. 

Çfarë saktësisht kërkon Bullgaria nga Maqedonia e Veriut? Pse “digjet” Shqipëria, edhe pse më në fund bindi dhe Holandën?

Sipas historiografisë zyrtare bullgare, banorët me origjinë sllave të Maqedonisë së Veriut janë bullgarë dhe flasin bullgarisht – por pësuan ‘lavazh truri’ gjatë regjimit komunist në Jugosllavinë e Titos (1945-91). Kështu u krijua një identitet dhe gjuhë e re “maqedonase”, megjithatë ky pretendim nuk është i ri, por është pozicioni zyrtar i Bullgarisë që nga vitet 1950. Pretendim që pritet t’i kushtojë Shqipërisë. Vetë kryeministri Edi Rama gjatë vizitës së tij në Bullgari u shpreh se nuk dëshironte që të futej në mes dy vendeve mike, ndërsa homologu i tij Strefan Yanev kërkoi dialog mes dy vendeve për zgjidhjen e problemit, por pa ndërhyrjen e palëve të treta. 

Por përplasjet mes tyre kanë ndikuar edhe në vendimin e vendit tonë pasi para disa javësh, Holanda, një nga vendet më skeptike që prej vitesh ka dhënë “jo”, i dha dritën jeshile Shqipërisë që të nisë bisedimet për anëtarësim. 

(k.m/F.m;kle.mu/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike integrimi i shqiperise ne be keshilli europian këshilli europian per shqiperine integrimi i shqiperise ne be keshilli europian këshilli europian per shqiperine

Sondazh

Poll

Politike 21 Qershor 2021, 21:07

TIRANË– Esmeralda, vajza nga Përmeti, e cila i shprehu dëshirën për t’u bërë prokurore është takuar sot me ambasadorin e Bashkimit Europian, Luigi So...