Politike

ONM-ja kërkoi që të rrëzohet vendimi i KPK-së për Elisabeta Imerajn, Yuri Kim me sytë nga Komisionerët Publikë: Do treg

22 Qershor 2021, 08:18 Nga DOSJA
ONM-ja kërkoi që të rrëzohet vendimi i KPK-së për

TIRANË– Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Yuri Kim është me sytë nga Komisionerët Publikë të cilët kanë marrë rekomandim nga vëzhguesit ndërkombëtarë për të apeluar vendimin për konfirmimin në detyrë të kryeprokurores së Tiranës, Elisabeta Imeraj.

Në një status në Twitter, Kim shkruan se të gjithë duhet të shohim se çfarë do të ndodhë më pas, nëse komisionerët do të tregojnë integritet për të vendosur drejtësi apo do të devijojnë siç ka ndodhur në të shkuarën, kur kanë marrë telefonata dhe kanë heshtur. Të njëjtin mesazh, Kim ka dhënë edhe për mediat, të cilat sipas saj duhet t’i shërbejnë opinionit publik.

“Në përputhje me rolin e saj kushtetues në procesin e verifikimit, vëzhguesit ndërkombëtarë dje rekomanduan Komisionerët Publikë të apelojnë vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për një çështje të rëndësishme. Të gjithë duhet të shikojmë nga afër se çfarë do të ndodhë më pas. A do të jetë përgjigjja për të treguar guxim dhe integritet për të dhënë drejtësi ose, siç e kemi parë shumë shpesh në të kaluarën, për të devijuar përpjekjet duke sulmuar procesin e verifikimit dhe duke shpifur vëzhguesit ndërkombëtarë? A do t’i shërbejnë media publikut dhe ta mbulojnë këtë çështje me integritet, apo do të marrin telefonata dhe do të bien dakord të qëndrojnë të heshtur dhe të verbër? Është koha për të treguar guxim dhe integritet. Koha për të thyer modelet e vjetra që dëmtojnë Shqipërinë. Koha për Shqipërinë për të ecur përpara, hap pas hapi. SHBA-të do jenë me ty,”- shkruan Kim.

Një ditë më parë, ONM i rekomandoi të hënën Komisionerëve Publikë që të ankimojnë vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK) për konfirmimin në detyrë të prokurores Elizabeta Imeraj, e cila drejton aktualisht Prokurorinë e Tiranës.

ONM-ja shprehet se një kredi prej dy milion lekësh e marrë prej saj dhe bashkëshorti i saj, me të cilin është divorcuar në vitin 2019 është tejet e dyshimtë. ONM-ja përmend dhe një çështje që përfaqësuesit e saj e kishin ngritur dhe gjatë procesit në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Sipas ONM-së, për ish bashkëshortin dhe ish kunatin e saj, ka të dhëna të forta se janë dënuar për Trafikim të qenieve njerëzore dhe organizim prostitucioni në Romë të Italisë në vitin 2002.

(f.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike elisabeta imeraj onm per imerajn yuri kim elisabeta imeraj onm per imerajn yuri kim

Sondazh

Poll

Politike 21 Qershor 2021, 21:07

TIRANË– Esmeralda, vajza nga Përmeti, e cila i shprehu dëshirën për t’u bërë prokurore është takuar sot me ambasadorin e Bashkimit Europian, Luigi So...