Politike

Mbylli sërish dyert e teatrit, Dritan Leli i përgjigjet Këshillit Bashkiak: S’ka mbledhje në ambiente të mbyllura para 1

22 Qershor 2021, 08:51 Nga DOSJA
Mbylli sërish dyert e teatrit, Dritan Leli i përgjigjet Këshillit

VLORË– Kryebashkiaku Dritan Leli ka kërkuar përballjen me Këshillin Bashkiak të Vlorës më 24 qershor, por online.

Në përgjigjen e tij, Leli, pavarësisht ‘lejes’ së dhënë nga Ministria e Shëndetësisë, ka kërkuar sërish përballjen online me Këshillin Bashkiak, duke argumentuar se nuk mund të lejohen grumbullime, për shkak të protokollit të Covid-19.


“Duke iu uruar një ditë të mbarë pune jam sipas kërkesës për të zhvilluar një mbledhje jashtë radhe për problematikat. Në 21.006.2020 i ka kthyer këtë përgjigje Migena Ballës, “Administrata dhe Leli vlerëson me përgjegjësi maksimale ushtrimin e funksioneve dhe me po këtë ndjenjë vlerëson rolin e Këshillit Bashkiak, nisur nga ky vlerësim, deklarojmë se është keqkuptuar se administrata e Bashkisë e ka penguar qëllimisht mbajtjen e mbledhjes, sa i përket pretendimit të disa këshilltarëve për tejkalim të kompetencave nga ana e kryetari të Bashkisë, është i pabazuar se administrata nuk ka pasur asnjë pretendim për datën, kjo për faktin se kryetari i Bashkisë dhe administrata ishin të gatshëm në platformën Zoom për mbledhjen, siç është dhe sot. Për korrektesë nga ana e administratës është vënë një informacion mbi problematikat, në rastin konkret nuk ka qenë qëllimi i Bashkisë që të pengojë këshilltarët të hyjnë në ambientet e Teatrit “Petro Marko”, pasi nuk ka diskutim që këshilltarët janë pjesë e Bashkisë dhe godina është ambient publik. Ka një keqkuptim nga ana juaj ku i referoheni nenit 9 të ligjit të 2015 për vetëqeverisjen vendore, pasi nuk ka të bëjë me tjetërsim për pronën. Mbledhja jashtë radhe në sallën “Petro Marko”, nuk mund të zhvillohet se masat janë akoma në fuqi. Zhvillimi i mbledhjeve në ambiente të mbyllura do të ndryshojë pas datës 01.07.2021. Administrata e Bashkisë do të jetë në dispozicion. Do kërkojë mirëkuptimin që t’i kursenin një shfaqje e panevojshme qytetarëve në mesin e zhvillimit të sezonit turistik, iu kam shpjeguar se zhvillimi i mbledhjes është i pamundur pasi janë në fuqi masat anti-COVID,”- shkruan Leli në përgjigjen e tij.

LAJM KRYESOR: Për herë të tretë! Leli refuzon përballjen me Këshillin Bashkiak, Rakacolli i jep “OK” për grumbullimet, kryebashkiaku këmbëngul: Shihemi online, më datë 24. Metaj: Po na nëpërkëmb, do bëjmë auditin

(F.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike dritan leli keshilli bashkiak i vlores perjashtimi i dritan lelit dritan leli keshilli bashkiak i vlores perjashtimi i dritan lelit

Sondazh

Poll

Politike 21 Qershor 2021, 21:07

TIRANË– Esmeralda, vajza nga Përmeti, e cila i shprehu dëshirën për t’u bërë prokurore është takuar sot me ambasadorin e Bashkimit Europian, Luigi So...