Politike

Përplasja e Dritan Lelit me Këshillin Bashkiak, Ministria e Shëndetësisë jep dritën jeshile: Mbledhja mund të bëhet!

22 Qershor 2021, 08:00 Nga DOSJA

VLORË– Ministria e Shëndetësisë ka dhënë dritën jeshile për të lejuar grumbullimin e Këshillit Bashkiak të Vlorës për ‘gjyqin publik’ ndaj kryebashkiakut Dritan Leli. Vetë zëvendësministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli ka bërë me dije se mbledhja mund të zhvillohet edhe brenda ambienteve të mbyllura, duke qenë se Vlora është në një situatë epidemiologjike të mirë, pa asnjë rast me Covid-19.

Madje Rakacolli shton se urdhri i dhënë më herët ka qenë për ndalimin e grumbullimeve të posaçme, që sikundër përmendet në urdhër lidhet me tubimet, konferencat, mbledhjet partiake e ceremonitë festive, por jo për zhvillimin e mbledhjeve që janë vijimësi e punës së Këshillit Bashkiak.

“Përsa i përket Urdhërit të  Ministres së Shëndetësisë ‘Për ndalimin e grumbullimeve në vende të mbyllura apo te hapura’ qëllimi ka qenë ndalimi i grumbullimeve të posaçme, që sikundër përmendet në urdhër lidhet me tubimet, konferencat, mbledhjet partiake, ceremonitë  festive etj. ku rreziku i trasmetimit të virusit është shumë i lartë. Përsa më sipër ky urdhër nuk cënon aktivitetin e Këshillit Bashkiak, pasi zhvillimi i mbledhjeve është vijimësi e punës së Këshillit Bashkiak, një praktikë që përdoret edhe nga institucione të tjera që punën e tyre e mbështesin mbi organe kolegjiale. Sot Vlora paraqet një situatë epidemiologjike të mirë, pa asnjë rast Covid. Sigurisht, këto mbledhje duhet të zhvillohen në përputhje me protokollet anti-Covid të miratuara si respektimi i distances, mbajtja e maskes, kushtet higjenosanitare etj,”- shkruhet në deklaratën e Rakacollit.

Dritan Leli ka refuzuar dy herë mbledhjen e Këshillit Bashkiak për shkak të masave anti-Covid që ishin planifikuat të mbaheshin në ambientet e Universitetit “Ismail Qemali” dhe në ambientet e Teatrit “Petro Marko” Leli i shmangu me “procedurë” mbledhjet e Këshillit Bashkiak, pasi sipas tij duhen respektuar masat anti-COVID.

Këshilli Bashkiak i Vlorës, ka kërkuar një mbledhje jashtë radhe me kryetarin e bashkisë, pasi sipas tyre, situata e shërbimeve vendore është alarmante. Ata ftuan në mbledhje deputetët e Vlorës, përfshirë edhe kryeministrin Edi Rama. Leli është ‘shpallur’ tashmë si i padëshiruar nga kryeministri Edi Rama që prej momentit që nuk pranoi të hiqte dorë nga posti i kryetarit të bashkisë Vlorë për t’u angazhuar në fushatë elektorale si kandidat për deputet. “Dritan Leli nuk është më pjesë e jona, nuk do të dalim përkrah tij në fushatë”,-është mesazhi që kryesocialisti iu dërgoi vlonjatëve në fushatë, ndërsa pas fitores e quajti Lelin “të vdekurin e bashkisë”.

LAJM KRYESOR: Për herë të tretë! Leli refuzon përballjen me Këshillin Bashkiak, Rakacolli i jep “OK” për grumbullimet, kryebashkiaku këmbëngul: Shihemi online, më datë 24. Metaj: Po na nëpërkëmb, do bëjmë auditin

(f.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike dritan leli dritan leli

Sondazh

Poll

Politike 21 Qershor 2021, 21:07

TIRANË– Esmeralda, vajza nga Përmeti, e cila i shprehu dëshirën për t’u bërë prokurore është takuar sot me ambasadorin e Bashkimit Europian, Luigi So...