Politike

Raporti i PACE, PD: Rama-Doshi kryen masakër elektorale, zyrtarët abuzuan pushtetin e funksioneve publike

22 Qershor 2021, 07:50 Nga DOSJA
Raporti i PACE, PD: Rama-Doshi kryen masakër elektorale, zyrtarët

TIRANË– Partia Demokratike ka reaguar pas raportit të Asamblesë parlamentare të Këshillit të Europës për zgjedhjet e 25 prillit. Përmes një reagimi për mediat, PD thekson se Asambleja Parlamentare e KiE ka evidentuar elementet e masakrës elektorale të 25 Prillit nga regjimi Rama-Doshi.

PD thekson se Delegacioni i Asamblesë i dënon fuqimisht këto praktika dhe i bën thirrje autoriteteve kompetente në Shqipëri që të bëjnë çfarë është e mundur që të t’i japin fund këtyre parregullsive dhe të rrisin besimin e zgjedhësve në proceset zgjedhore. PD shton se një tjetër ekip i Asamblesë Parlamentare vërejti propagandë elektorale për një parti gjatë votimit brenda një qendre votimi.

Reagimi i PD:

PD vuri në dukje çfarë konfirmos në raportin e vëzhgimit të zgjedhjeve, kjo Asamble Parlamentare: “Zyrtarët publikë abuzuan pushtetin e funksioneve publike. Gjatë misionit kishte shumë raportime për ushtrim presioni ndaj votuesve, sidomos ndaj punonjësve të administratës publike për të votuar për partinë në pushtet. Delegacioni i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës është informuar nga qytetarë të ndryshëm, përfshirë edhe partitë politike, për një problem që është parë gjatë fushatës elektorale, në veçanti për blerjen e votave, presionet mbi votuesit, veçanërisht mbi nëpunësit civilë dhe keqpërdorimin e burimeve të administratës. Delegacioni i Asamblesë i dënon fuqimisht këto praktika dhe i bën thirrje autoriteteve kompetente në Shqipëri që të bëjnë çfarë është e mundur që të t’i japin fund këtyre parregullsive dhe të rrisin besimin e zgjedhësve në proceset zgjedhore. Gjatë fushatës elektorale media publikoi databazën me të dhënat personale e cila përdorej nga PS për të ushtruar presion. Rrjedhja e të dhënave sensitive personale, përfshirë preferencat politike të qytetarëve, janë shqetësim serioz dhe i bëjnë votuesit vulnerabël.

Misioni vëzhgoi momente presioni mbi votuesit. Një person u pa teksa tërhiqte një tjetër drejt Qendrës së Votimit, pasi votuesi kaloi procedurën e verifikimit ai u mor me një anë dhe u instruktua si të votonte. Në të njëjtin rajon u dëshmua një rast i shpërndarjes së parave pranë qendrave të votimit. Një tjetër ekip i Asamblesë Parlamentare vërejti propagandë elektorale për një parti gjatë votimit brenda një qendre votimi. Shkelja e marrëveshjes së 5 Qershorit krijoi paqartësi dhe pasiguri, si dhe vështirësi për zbatimin e ndryshimeve të njënashme. Procedura për ndryshimet e njënanshme, që dhunuan marrëveshjen e 5 Qershorit, ishte e përshpejtuar, u bë me nxitim, dhe pa konsultime. Ndryshimet e njënashme u bënë 9 muaj para zgjedhjeve në kundërshtim me Kodin e Praktikave të Mira të Komisionit të Venecias, ku sugjerohet një periudhë 12 mujore për ndryshimet, sidmos për ndryshimet në sistem.”

Një ditë më parë, Reporterët e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, kanë dhënë vlerësimin e tyre për zgjedhjet e 25 prillit. Në përgjithësi ata theksojnë se procesi është zhvilluar i qetë, por me pretendime për blerjen e votave nga partitë politike të cilat ishin të përhapura gjatë fushatës.

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike asambleja parlamentare e keshillit te europes zgjedhjet 25 prill 2021 asambleja parlamentare e keshillit te europes zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll

Politike 21 Qershor 2021, 21:07

TIRANË– Esmeralda, vajza nga Përmeti, e cila i shprehu dëshirën për t’u bërë prokurore është takuar sot me ambasadorin e Bashkimit Europian, Luigi So...