Politike

Vendoset sot për negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, Ministri sllovak: Shpresojmë që të gjejmë rrugën që

22 Qershor 2021, 09:08 Nga DOSJA
Vendoset sot për negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e

LUKSEMBURG– Teksa ditën e sotme pritet që të vendoset për datën për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare mes Shqipërisë e Maqedonisë së Veriut me BE-në, kanë nisur diskutimet paraprake në Luksemburg.

Ministri i Sllovakisë, Martin Klus, ka deklaruar se sot do të diskutohet për Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërinë, teksa ka uruar të zgjidhet ngërçi për negociatat.

Jam shumë i lumtur që sot ne hapim Konferencat e Para ndërqeveritare Serbinë dhe Malin e Zi. Dhe ne shpresojmë që të gjejmë rrugën si të zhbllokojmë ngërçin për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Presim të marrim rezultate të mira dhe përgjigje pozitive. Sepse kjo ka të bëjë me besueshmërinë e BE në këtë rajon dhe siç e theksova në fillimi për Sllovakinë ka rëndësi të madhe” tha Klus.

Edhe sekretari i shtetit në ministrinë e jashtme të Sllovenisë, Dovzan tha se shpreson për diskutime të mira rreth zgjerimit.

Është një ditë e mrekullueshme sot. Do të përgatisim një sërë çështjes. Marrëdhëniet me Zvicrën dhe Asocim stabilizimi është një faktor i rëndësishëm dhe Strategjia e zgjerimi është një politikë kryesore për vendin.  Gjatë ditës së sotme do të mbahen edhe konferencat e para Ndërqeveritare  për Serbinë dhe Malin e Zi, ku do të shkëmbehen idetë në lidhje me procesin deri tani dhe ecurinë e tij.“

Po ashtu, ka folu edhe Ministrja e jashtme e Portugalisë, Ana Paula Zacarias, e cila do të drejtojë edhe mbledhjen e fundit të ministrave nën presidencën e Portugalisë.

“Një temë e rëndësishme mbetet zgjerimi. Është e rëndësishme të theksojmë se marrëveshja me IPA, është një mjet i rëndësishëm për të ndihmuar vendet kandidate. Pastaj ne do të diskutojmë se ku jemi me procesin me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë” tha Zacarias.

Përfaqësuesi i Irlandës Tomas Byrne, po ashtu theksoi se zgjerimi është çështje kyçe dhe për ta.

“Presim me padurim progres lidhur me procesin e zgjerimit”, tha Byrne.

Këshilli Evropian pritet të vendosë sot datën për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut me BE. Pas mbledhjes së sotme në Luksemburg, pritet të zhvillohen diskutime në Bruksel në datat 24 dhe 25 qershor.

(kle.mu./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike dovzan integrimi i shqiperise ne be keshilli europian këshilli europian per shqiperine martin klus dovzan integrimi i shqiperise ne be keshilli europian këshilli europian per shqiperine martin klus

Sondazh

Poll

Politike 21 Qershor 2021, 21:07

TIRANË– Esmeralda, vajza nga Përmeti, e cila i shprehu dëshirën për t’u bërë prokurore është takuar sot me ambasadorin e Bashkimit Europian, Luigi So...