Aktualitet

Shkrumbohet një furgon i mbushur me goma në Memaliaj, shpëton shoferi

22 Qershor 2021, 06:17 Nga DOSJA
Shkrumbohet një furgon i mbushur me goma në Memaliaj, shpëton

MEMALIAJ– Një furgon i mbushur me goma është shkrumbuar mëngjesin e sotëm. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në Memaliaj, në rrugën nacionale Levan – Tepelenë, në afërsi të fshatit Iliras. Furgoni ishte mbushur me goma dhe ishte nisur nga Tirana drejt Sarandës. Në ecje ka marrë flakë dhe është shkrumbuar plotësisht.

Shoferi i furgonit Gjiton Mullai ka shpëtuar për mrekulli pa asnjë lëndim fizik. Ai ka zbritur nga mjeti sapo ka nisur të përhapet zjrri. Në vendin e ngjarjes ka mbërritur zjarrfikësja, por pavarësisht kësaj, furgoni me gomat është shkrumbuar tërësisht.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes, ndërkohë që po punohet për zbardhjen e shkaqeve të rënies së zjarrit.

(F.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet digjet furgoni ne memaliaj digjet furgoni ne memaliaj

Sondazh

Poll