Politike

Aksioni i IKMT në bregdet, Çuçi: Dy javë më pas, 61 objekte të shembura, 29 të arrestuar dhe 94 mln lekë gjoba

21 Qershor 2021, 18:16 Nga DOSJA
Aksioni i IKMT në bregdet, Çuçi: Dy javë më pas, 61

TIRANË– Operacioni “Bregdeti Ynë” ka dy javë që ka nisur në bregdetet shqiptare. Që në nisje të aksiont, janë shembur 61 objekte të ndërtuara pa leje dhe janë arrestuar 29 persona.

Shifrat i bën publike minitri i Brendshëm, Bledi Çuçi teksa shton se gjobat e vendosura ndaj subjekteve deri më tani kapin vlerën e 94 milionë lekëve. Dy ditë më parë IKMT e shtriu operacionin në Kepin e Rodonit në Durrës ndërsa do të vijojë në ditët e ardhshme edhe në zona të tjera bregdetare.

“Gjatë dy javëve të para të operacionit “Bregdeti Ynë”, Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka shembur 61 objekte pa leje në Velipojë, Shëngjin, Durrës e Ksamil. Vlera e gjobave të vendosura deri më tani ndaj subjekteve llogaritet në rreth 94 milionë lekë. Ndërkohë Policia e Shtetit ka arrestuar 29 persona, si dhe ka proceduar penalisht disa të tjerë. Operacioni do të vijojë në të gjitha zonat e bregdetit ku janë konstatuar ndërtime pa leje, për t’i çliruar këto hapësira nga zaptuesit dhe për të mos lejuar askënd që të bëjë çfarë të dojë me territorin. Ka marrë fund koha e të ndërtuarit sipas qejfit në shkelje të ligjit dhe në shumë raste duke dëmtuar mjedisin. Pas vijës bregdetare IKMT dhe Policia e Shtetit do të shtrijnë operacionin e shembjes së ndërtimeve pa leje në pjesë të tjera të territorit”, thotë ministri Çuçi.

Operacioni “Bregdeti Ynë” nisi më 7 qershor dhe do të vijojë përgjatë gjithë këtij muaji.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike ikmt ikmt

Sondazh

Poll