Aktualitet

I shpallur në kërkim, bashkëpunëtori i zjarrfikësit që drejtonte trafikun e kokainës është kunati i tij, shpallet në k

21 Qershor 2021, 11:33 Nga DOSJA
I shpallur në kërkim, bashkëpunëtori i zjarrfikësit

TIRANË– Etmond Merja është një nga personat e shpallur në kërkim për trafikun e kokainës nga Gjermania drejt Zvicrës, trafik për të cilin Prokuroria e Tiranës ka lëshuar sot 11 urdhër-arreste. Mësohet se Merja është kunati i ‘kokës së trafikut’, zjarrfikësit të Tiranës, Ndriçim Harka.

“Panorama.al” ka publikuar pjesë nga dosja hetimore e Prokurorisë së Tiranës lidhur me rrjetin e trafikut të kokainës Gjermani-Zvicër. Ndriçim Harka në dokumentet e prokurorëve zviceranë rezulton edhe me pseudonimet ‘Gimi’ ose ‘Qimi’. Në shkresë, Prokuroria shton me bindje se ka prova që Ndriçim Harka eshte përgjegjës për organizimin e trafikut të kokainës nga Shqipëria dhe nga vendet e tjera për në Zvicër. Sipas hetuesve, Ndriçim Harka kishte arritur që duke qëndruar vetë në hije, në bashkëpunim me të tjerë, kishte ngritur një skemë të mirëfilltë dhe mirëfunksionuese në formën e degëve të një peme të trafikut të lëndëve narkotike.

Nga materialet e përcjella nga autoritetet zvicerane, në këtë aktivitet trafiku rezultojnë të përfshirë shtetasit Edmond Merja dhe Ndriçim Harka, i punësuar në Bashkinë Tiranë. Prokuroria e Kantonit të Valias, Zvicër, ka regjistruar procedimin penal në ngarkim të personit të quajtur ‘Gimi, ose ‘Qimi’, me qëllim për të identifikuar rolin e tij në trafikimin e kokainës mes Zvicrës dhe Shqipërisë dhe për këto arsye është bërë kërkesa për regjistrimin e procedimit penal në Shqipëri me qëllim hetimin paralel në territorin e Shqipërisë. Ndërkohë edhe të dhënat e kqyrura në aplikacionin ‘truecaller’ për dy prej numrave të dyshuar në përdorim të ‘Gimit; ose ‘Qimit’, rezultojnë me të dhënat ‘Cimi Rizait’, duke theksuar se i ati i shtetasit Ndriçim Harka është shtetasi Riza Harka.

Si përfundim, mbështetur në sa parashtruam më sipër, ekzistojnë dyshime të forta të mbështetura në prova se Ndriçim Riza Harka është personi i etiketuar prej hetimeve të kryera nga autoritetet zvicerane si ‘Gimi’ ose ‘Qimi’, dhe është pergjegjës për organizimin e trafikut të lëndës narkotike të llojit kokainë nga Shqipëria dhe nga vendet e tjera për në Zvicër. Ky shtetas në bashkëpunim me persona të tjerë duke vepruar në mënyrë të fshehtë ka ngritur një skemë të mirëfilltë dhe mirëfunksionuese në formën e degëve të një peme të trafikut të lëndëve narkotike, droga të forta të llojit kokainë dhe heroinë duke përdorur dhe paguar persona të tjerë si shtetas shqiptarë ashtu edhe shtetas të huaj ndërkohë që vetë si persona organizatorë të këtij trafiku qëndronin në hije duke i shpëtuar kështu goditjeve nga organet ligjzbatuese”, thuhet në dosjen e prokurorisë.

Harka u vu në pranga sot kur u shkatërrua një grup kriminal që drejtohej nga vetë ai. Harka ishte edhe punonjës i zjarrfikëses së Bashkisë Tiranë, e që prej vitit 2015 drejtonte transportimin e kokainës me makina nga Gjermania në drejtim të Zvicrës. Në kërkim është shpallur dhe kunati i tij Etmond Merja, kunati i tij që akuzohet se ishte bashkëpunëtor me Harkën.

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet etmond merja ndricim harka shkaterrohet grupi i kokaines etmond merja ndricim harka shkaterrohet grupi i kokaines

Sondazh

Poll