Politike

E premtoi Balluku! ‘Zayed-Flatrat e Veriut’ nuk është certifikuar ende si aeroport ndërkombëtar, afati skadoi dje. Punon

18 Qershor 2021, 15:46 Nga DOSJA
E premtoi Balluku! ‘Zayed-Flatrat e Veriut’ nuk është

TIRANË– Aeroporti i Kukesit ‘Zayed-Flatrat e Veriut’ nuk është certifikuar ende si aeroport ndërkombëtar, pavarësisht se kjo gjë u premtuar nga anga e Ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku. Vetë kjo e fundit, është shprehur më herët se data 17 qershor do të shënojë dërkombëtarizimin e këtij aeroporti që u inagurua më 18 prill me fluturimin brenda Shqipërisë, Rinas-Kukës.

Në dokumentin e publikuar më poshtë nga FaxNews, shihet se aeroporti i Kukësit tashmë ka një plan operimi vetëm për fluturime lokale, madjë edhe për këto lloj fluturimesh është me modelin VFR që është tregues i lëvizjeve të brendshme dhe navigimi bëhet vetëm me sy të lirë dhe me sistemin GPS të vetë avionit dhe jo IFV (shërbim, kusht për aeroportin ndërkombëtar).

Orët e punës dhe të operimit bëhen nga ora 5.00 e mëngjesit deri në orën 17.00 të pasdites, pra ky aeroport nuk punon natën, por vetëm ditën. Nëse do të ishte certifikuar si aeroport ndërkombëtar do të ishte në listën e aeroporteve në ICAO. Por në ICAO, aeroporti i Kukësit nuk ekziston.

Vetë kryeministri Edi Rama bëri me dije se fluturimet do të fillojnë më 15 korrik korrik për dy destinacione Kukës – Zyrih 12 EUR, Zyrih – Kukës 28.66 EUR, Kukës – Stamboll 12 EUR, Stamboll – Kukës 23 EUR.

Por, a do të certifikohet ndërkombëtarisht ky aeroport deri në datën 15 korrik? Kjo gjë nuk dihet ende.

Çmimet kaq të ulëta gjithashtu nuk dihet nëse do të jenë të përhershme apo për vetëm fluturimet ep ara. Kjo gjë, nisur nga kostoja e transportit për një fluturim. Në analizën dhe dokumentet e mëposhtme shihet se avioni A319, i cili është avion i vogël për këto lloj fluturimesh, ka për një kosto për orë 4684 dollarë. Në këto kosto për vetëm një orë fluturim është e përfshirë, kostoja e stjuardesave, karburantit, siguracioni, kostoja për një sedilje. Udhëtimi nga Kukësi në Zyrich por edhe në Stamboll zgjat 1,5 orë. Kjo është vetëm kosto e fluturimit në rast se fluturohet nga Kukësi. Por nëse deri në 15 korrik nuk arrihet certifikimi ndërkombëtar, atëherë fluturimi nis nga Kukësi, do të bëjë një ulje të detyruar dhe transit me kosto shtesë në Tiranë dhe më pas do të vazhdojë udhëtimin.

Dhe nëse do të vijohej me këto çmime, kompania vetë do të dilte me humbje….Kush do të paguajë fluturimet nën kosto të kompanisë?

Lexo të plotë dokumentin

(f.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike aeroporti i kukesit aeroporti i kukesit

Sondazh

Poll

Politike 18 Qershor 2021, 10:44

TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha tha se duhet që të përgatiten për betejë në të gjitha format, demokratët s’presin dot deri në 2025 për të luftuar të a...