Politike

Këshilli i Bashkisë së Vlorës i hodhi poshtë vendimin, sqaron Dritan Leli: Veprimi është i pakuptimtë

18 Qershor 2021, 10:49 Nga DOSJA
Këshilli i Bashkisë së Vlorës i hodhi poshtë vendimin,

VLORË– Kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli refuzoi sërish mbledhjen e thirrur nga Këshilli Bashkiak, dhe kërkoi që ajo të zhvillohet online. Në këtë mbledhje të fundit, Këshilli hodhi poshtë vendimin që Leli kishte marrë për daljen në pension të sekretarit Agron Gjipali. Me anë të një video, Leli shprehet se vendimi që u mor ishte i pakuptimtë.


Leli: Përshëndetje dhe ju falenderoj për pjesmarrjen tuaj, në lidhje me një vendim të Këshillit të Vlorës. Kyetari i Bashkisë dhe stafi ka përgatitur përgjigjen për mbledhjen e Këshillit për sekretarin dhe daljen në pension, kam theksuar se zhvillimi i mbledhjes duhet të bëhet online. Në vlerësimin tonë nuk jemi në kushtet e emergjencës. Kjo pasi shkresa, është një njoftim që Bashkia i bën Këshillit të Bashkisë, bazuar në dokumetacioni përkasës, që ka pplotësuar kushtet për të përfituar pension pleqërie. Kjo nuk është një vendim për lirim nga detyra por njoftimi për daljen në pension të plotë pleqërie. Njoftimi është bërë rast pas rasti për punonjësit në marëdhënie pune që plotesojnë kushtet për pension pleqërie. Kushtet për Gjepalin, janë të ndryshuara. Vjetërsia në punë po ashtu. Duke ju falenderuar për bashkëpunimin, që janë të pranishëm në mbledhjen ndryshe. Këshilli nuk duhet të marrë veprime të kundërligjshme, veprimi është i pakuptimtë. Bëhet fjalë për një rikonfirmim të Agron Gjepalit dhe pezullim të shkresës së kryetarit. Shkresa njofton në konform ligjit, Këshillin për ndërprerje të punës të Gjepalit për përfitim të pensionit të plotë. Në sqarimin që dua të ndaj me ju, në datën 15/04/2021 ka mbërritur në Bashkinë një njoftim.

Cfarë ndodhi sot?

Kryebashkiaku kërkonte shkarkimin nga detyra të sekretarit të përgjithshëm të këshillit, Agron Gjipali, duke argumentuar se ka mbushur moshën e pensionit dhe prandaj Këshilli Bashkiak kërkoi mbledhje urgjente. Anëtarët e këshillit bashkiak të Vlorës e kanë konsideruar këtë gjë tendencioze, duke refuzuar shkarkimin e Gjipalit nga detyra. Me 40 vota pro dhe 2 kundër, Këshilli Bashkiak ka votuar për vijimin në detyrë të sekretarit të përgjithshëm.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike dritan leli dritan leli

Sondazh

Poll

Politike 18 Qershor 2021, 10:44

TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha tha se duhet që të përgatiten për betejë në të gjitha format, demokratët s’presin dot deri në 2025 për të luftuar të a...