Politike

Kancelari austriak mbledh liderët e Ballkanit në Vjenë, Rama mungon, çon ministren në vendin e tij, Kurz: Do të dhurojmë

18 Qershor 2021, 12:05 Nga DOSJA
Kancelari austriak mbledh liderët e Ballkanit në Vjenë, Rama

AUSTRI– Sot, Vjena priti sot në një takim liderët e vendeve të rajonit të Ballkanit Perëndimor. Lajmin e ka konfirmuar kancelari austriak Sebastian Kurz, i cili ka ftuar në një takim të nivelit të lartë liderët e Ballkanit Perëndimor dhe homologët e tij.

Nga pala nga pala shqiptare, e pranishme nuk do të jetë kryeministri Edi Rama, por në vend të tij ka shkuar ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikës, Belinda Balluku. Ndërsa pjesë e tryezës politike do të jenë kryeministrja e Serbisë Ana Brnabic, kryeministri i Kosovës Albin Kurti, kryeministri i Malit të Zi Zdravko Krivokapic, kryeministri i Bosnjë-Hercegovinës, Zoran Tegeltija dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev.

Kurz në mbledhjen e Samitit të BP, njoftoi se Austruia do të dhurojë 1 milion doza vaksinash anti-Covid, ndërkohë që më tej, kancelari në një postim në Twitter, së bashku me Kutrin është shprehur se Austria do të përkrah dhe mbështesë Kosovën në rrugën e saj drejt BE-së.   

Nga ana tjetër Kurti, gjatë mbledhjes tha se Kosova e ka përballuar mirë pandeminë e Covid. Ai gjithashtu foli edhe për çështjen e dialogut me Serbinë, ku u shpreh se vednet duhet që të nënshkuajnë një marrëveshje për paqe.      

(I.A;k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike sebastian kurz takimi ne austri sebastian kurz takimi ne austri

Sondazh

Poll

Politike 18 Qershor 2021, 10:44

TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha tha se duhet që të përgatiten për betejë në të gjitha format, demokratët s’presin dot deri në 2025 për të luftuar të a...