Politike

18 Qershor 2021, 10:44 Nga DOSJA

TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha tha se duhet që të përgatiten për betejë në të gjitha format, demokratët s’presin dot deri në 2025 për të luftuar të ashtuquajtur regjimin “Rama-Doshi”.    

“Është e domosdoshme që të gjithë ne, nga Kryesia te Këshilli kombëtar, të lexojmë qartë atë që ishte vullneti i demokratëve. Ata e dinë më mirë se ne se cfarë ka ndodhur në 25 prill, ata e dinë më mirë se ne se sa e vështirë është përballja me regjimin, ndaj cdo hap që do të bëjmë deri në përfundimin e analizës dhe mbledhjen e Kuvendit Kombëtar, duhet të kemi parasysh që demokratët na kërkuan vazhdimin e betejës. Dhe për të arritur këtë, detyra jonë është të përgatitemi me të gjitha format dhe mjetet për këtë përballje. Një përballje që kërkon që Partia Demokratike të jetë e gatshme për ta kryer detyrën e saj ndaj regjimit një orë e më parë, sepse Shqipëria, shqiptarët dhe demokratët nuk mund të presin deri në 2025,”-tha Basha.

LAJMI KRYESOR: Kryesia e PD miraton rishikimin e Statutit dhe analizën e zgjedhjeve të 25 prillit! Basha: Vijojmë betejën në të gjitha frontet, demokratë s’presin dot deri në 2025 për rrëzimin e regjimit

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike kryesia e pd 18 qershor 2021 lulzim basha mbledhja e partise demokratike kryesia e pd 18 qershor 2021 lulzim basha mbledhja e partise demokratike

Sondazh

Poll