Politike

Çfarë po paralajmëron? Basha kërkon gatishmëri nga demokratët: Muajt në vijim do të jenë të vrullshëm, na presin bete

18 Qershor 2021, 10:51 Nga DOSJA
Çfarë po paralajmëron? Basha kërkon gatishmëri nga

TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha ka paralajmëruar se gjatë muajve në vijim demokratët duhet që të jenë në gatishmëri për betejë politike. Në mbledhjen e sotme, Basha shtoi se në muajt në vijim do t’i presin beteja ndaj pushtetit. 

Muajt në vijim do të jenë të vrullshëm, sepse e tillë është beteja që na pret. Ne jemi të vetëdijshëm që ato që janë në dorën tonë për t’u përmirësuar duhen të përmirësohen një orë e më parë, sepse cdo ditë e humbur, cdo ditë që nuk përdoret për përsosjen e PD, është një ditë pushtetit që i dhurojmë armikut të demokracisë. Shqiptarët na dhanë një fuqi edhe më të madhe në 25 prill, demokratët mbështetën vizionin që ju parashtrova gjatë kësaj gare, ndaj detyra jonë është t’i përgjigjemi kësaj mbështetje të shqiptarëve dhe demokratëve duke treguar që jemi dhe do të mbetemi një parti e shoqërisë, një parti e hapur,”-mësohet se është shprehur Basha.

FJALA E PLOTË E BASHËS: 

Muajt në vijim do të jenë të vrullshëm, sepse e tillë është beteja që na pret. Ne jemi të vetëdijshëm që ato që janë në dorën tonë për t’u përmirësuar duhen të përmirësohen një orë e më parë, sepse cdo ditë e humbur, cdo ditë që nuk përdoret për përsosjen e PD, është një ditë pushtetit që i dhurojmë armikut të demokracisë. Shqiptarët na dhanë një fuqi edhe më të madhe në 25 prill, demokratët mbështetën vizionin që ju parashtrova gjatë kësaj gare, ndaj detyra jonë është t’i përgjigjemi kësaj mbështetje të shqiptarëve dhe demokratëve duke treguar që jemi dhe do të mbetemi një parti e shoqërisë, një parti e hapur. Ndaj detyra ime është që në përgjigje të kësaj mbështetje shoqërore që morëm, pa asnjë pushtet, të jemi edhe më të hapur edhe më pranë shoqërisë, t’i shtrijmë dorën e bashkëpunimit shoqërisë  dhe t’ju them ejani ta ndryshojmë bashkë këtë realitet, ejani ta rrëzojmë bashkë këtë regjim armik të demokracisë, ejani në PD dhe ta ndërtojmë bahskë një të ardhme më të mirë për vendin! Ne do ta forcojme dhe thellojme aleancen me njerezit dhe grupet e interesit duke i perfshire ata me shume ne vendimarrje. Kjo është detyra jonë. Përballë kemi një kundërshtar që e ka përcaktuar qartë aleancën e tij, atë me krimin dhe oligarikinë, ne kemi një mision më të madh, të marrim me vete shumicën dërrmuese të shqiptarëve që duan ndryshimin, duan demokracinë dhe shohin te ne shpresën e vetme për realizimin e tyre. Ne e kemi bërë këtë përpara 25 prillit, kontratat me grupet e int. etj, ne do ta vazhdojmë edhe emë tëj duke u bërë zëri i cdo shqiptari. Do të kemi platforma politike për përfshirjen e tyre në vendimmarrje dhe po ashtu do të mundësojmë nëpërmjet iniciativave ligjore ndryshime që të mundësojnë përfaqësim më të mirë, më të denj dhe më demorkatike. Ne kemi lindur si partia e njerëzve të lirë, përgjegjësia dhe misioni ynë mbetet shërbimi ndaj njerëzve për të sjellë liri dhe demokraci për të gjithë, në këto ditë të vëshitra për vendin, kjo arrihet vetëm duke i përfshirë edhe më shumë njerëzit, duke i dhënë zë më të fortë rolit të tyre në parti dhe në shoqëri. Ky duhet të jetë synimi ynë dhe bashkë, demokratë dhe qytetarë të thejeshtë, do ta bëjmë realitet.

LAJMI KRYESOR: Kryesia e PD miraton rishikimin e Statutit dhe analizën e zgjedhjeve të 25 prillit! Basha: Vijojmë betejën në të gjitha frontet, demokratë s’presin dot deri në 2025 për rrëzimin e regjimit

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike kryesia e pd 18 qershor 2021 lulzim basha mbledhja e partise demokratike kryesia e pd 18 qershor 2021 lulzim basha mbledhja e partise demokratike

Sondazh

Poll

Politike 18 Qershor 2021, 10:44

TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha tha se duhet që të përgatiten për betejë në të gjitha format, demokratët s’presin dot deri në 2025 për të luftuar të a...