Politike

“S’kam kujt t’i ankohem”, Zv.kryeministri Braçe nxjerr fotot nga ndërhyrja në qendrën shëndetësore në Këmishtaj:

18 Qershor 2021, 11:32 Nga DOSJA
“S’kam kujt t’i ankohem”, Zv.kryeministri Braçe

TIRANË– Zëvëndës kryeministri Erion Braçe ka ndarë disa foto nga ndërtimi i qendrës shëndetësore në Këmishtaj, ku ka denoncuar ndërhyrjen e sekotrit privat.

Përmes fotove, Braçe ka treguar sesi brenda qendrës shëndetësore publike ka ndërhyrë privati dhe i ka marrë një pjesë të tualetit për t’ia ngjitur pjesë së vet. Braçe shprehet se është ankuar për projektin dhe ka kërkuar që të prishet, por që nuk është marrë parasyshë kërkesa e tij. Ai shton se e vetmja gjë i mbetet është të marrë kazmën dhe ta prishë vetë.

Postimi i plotë i Braçes:

URREJTJA NDAJ PUBLIKES; PERDORIMI KORRUPTIV I PUBLIKES QE TE FITOJ NJE PRIVAT!

Po bejme nje pune te mire me QENDREN SHENDETESORE NE KEMISHTAJ; Duket vete! Po shihni cfare ndodh; Shkelet me kembe projekti dhe “vidhet nje tualet” per nevoja te nje privati! Pra, brenda QENDRES SHENDETESORE publike, hyn privati, merr nje banjo dhe ja ngjit dhomes se tij!

E di e di, eshte cmenduri! E di gjithashtu se skam kujt ti ankohem; Por ja, tre jave me pare isha ne objekt, pash kete cmendurine, kerkova projektin, balladaquam projektin me ckish ndodhur, kerkova e lash porosi te prishej e projekti te shkonte ne vend!

Sot isha perseri dhe perseri ishte po njesoj! TANI ME MBETI TE MARR KAZMEN E TA PRISH VET!

(kle.mu./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike erion brace qendra shendetesore kemishtaj erion brace qendra shendetesore kemishtaj

Sondazh

Poll

Politike 18 Qershor 2021, 10:44

TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha tha se duhet që të përgatiten për betejë në të gjitha format, demokratët s’presin dot deri në 2025 për të luftuar të a...