Politike

Zbulohet ku ndodhet Agron Shehaj! PD nis analizën e çdo demokrati dhe lajmëron betejë, sfiduesi i Bashës ‘arratiset&#

18 Qershor 2021, 13:45 Nga DOSJA
Zbulohet ku ndodhet Agron Shehaj! PD nis analizën e çdo demokrati

TIRANË– Agron Shehaj ka vendosur të dalë jashtë Shqipërisë, ndërkohë që Partia Demokratike ka mbledhur Kryesinë që prej orës 11:00. Dosja.al ka mësuar se Shehaj, një nga tre personat që sfiduan dhe vetë kryetarin Lulzim Basha ka udhëtuar drejt Milanos, ndërkohë që partia ku ai bën pjesë ka miratuar metodologjinë e analizës së zgjedhjeve të 25 prillit, në nivel qarku, dege e grupseksioni.

Shehaj është parë në aeroportin “Nënë Tereza” teksa largohej nga Tirana ditën e martë, më datë 15 qershor.

Menjëherë pas përballjes me gazetarët në studion e “Opinion”, pas humbjes më 13 qershor, Shehaj ka vendosur që të mos marrë pjesë në mbledhjen e kryesisë së PD-së, por të qëndrojë disa ditë në Itali.

Nga ana tjetër, selia blu ka nisur analizën. Për një muaj kohë, deri më 17 korrik, ditë kur do të zhvillohet Kuvendit Kombëtar i Partisë Demokratike, çdo kandidat do të kalojë në filtrin e kryesisë, për të zbuluar edhe përgjegjësit brenda llojit.

Analiza e bërë do t’i orientojë demokratët në strategjinë e aksionit opozitar që do të ndjekin gjatë katër viteve të ardhshme në opozitë, si dhe raportin me parlamentin në shtator. Vetë Basha ka lajmëruar betejë, ndërsa Shehaj, nuk dimë ende ç’mendon për këtë…

(F.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike agron shehaj kryesia e pd 18 qershor 2021 lulzim basha mbledhja e partise demokratike agron shehaj kryesia e pd 18 qershor 2021 lulzim basha mbledhja e partise demokratike

Sondazh

Poll

Politike 18 Qershor 2021, 10:44

TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha tha se duhet që të përgatiten për betejë në të gjitha format, demokratët s’presin dot deri në 2025 për të luftuar të a...