Politike

Austria ndan 1 mln vaksina për Ballkanin Perëndimor, Kurz jep lajmin pas takimit me liderët e BP: Jemi të sigurt nga pandemi

18 Qershor 2021, 13:26 Nga DOSJA
Austria ndan 1 mln vaksina për Ballkanin Perëndimor, Kurz jep lajmin

AUSTRALI– Austria do të ndajë një milion doza të vaksinave kundër koronavirusit për vendet e Ballkanit Perëndimor, ku përfituese është edhe Shqipëria.

Lajmin e ka dhënë kancelari austriak, Sebastian Kurz në ‘Twitter’, pas takimit që pati me liderët e Ballkanit Perëndimor, ku e pranishme ishte edhe ministrja Belinda Balluku.

Austria do t’i sigurojë Ballkanit Perëndimor 1 milion doza vaksinash. Sepse ne jemi përfundimisht të sigurt nga pandemia nëse të gjithë janë të sigurt”, shkruan Kurz në Twitter.

Österreich wird den Westbalkanstaaten ab August 1 Mio. Impfdosen zur Verfügung stellen. Denn wir sind vor der Pandemie nur dann endgültig sicher, wenn alle sicher sind.

— Sebastian Kurz (@sebastiankurz) June 18, 2021

Austria priti sot në një takim liderët e vendeve të rajonit të Ballkanit Perëndimor. Në samitin e mbajtur në Vienë, Shqipëria është përfaqësuar nga ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikës, Belinda Balluku, në mungesë të kryeministrit Edi Rama.

(kle.mu./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike austria dhuron 1 mln vaksina kacelari sebastian kurz austria dhuron 1 mln vaksina kacelari sebastian kurz

Sondazh

Poll

Politike 18 Qershor 2021, 10:44

TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha tha se duhet që të përgatiten për betejë në të gjitha format, demokratët s’presin dot deri në 2025 për të luftuar të a...