Bota

Vetëm 9 vjeç! Pyetja e vajzës së gazetares bën Putin që të ndërpresë konferencën: Pse nuk protestojnë dot njerëzit s

16 Qershor 2021, 17:35 Nga DOSJA
Vetëm 9 vjeç! Pyetja e vajzës së gazetares bën Putin

GJENEVË– Pyetja e një vogëlusheje, vetëm 9 vjeç ka bërë që Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin tq ndërpresë konferencën që po mbante para gazetarëve, pas takimit që zhvilloi me kreun e SHBA-ve, Joe Biden. Një gazetare kanadeze mori fjalën dhe tha se kishte një pyetje nga vajza e saj vetëm 9 vjeç.

Ajo i kërkoi që Putin t’i shpejgonte me fjalë të thjeshta qëllimin e takimit me Biden dhe e pyeti se përse në Rusi nuk mund të protestojnë të rinjtë, përfshirë dhe vajzën e saj.

“Ju lutem na shpjegoni qëllimin e takimit, me fjalë të thejshta….Kam një pyetje nga vajza ime, më pyet se përse të rinjtë si ajo, është vetëm 9 vjeç, nuk mund të protestojnë,”- tha gazetarja dhe kaq mjaftoi që Putin të ndërpriste fjalën.

Ai u zgjat vetëm pak sekonda dhe foli me një gjuhë gjithëpërfshirëse se si është e rëndësishme që të kemi një botë më të mirë e më pas dol inga dhoma ku po mbahej konferenca.

LAJM KRYESOR:Tre orë e gjysmë bisedime! Putin takohet me Biden në Gjenevë, presidentët do të diskutojnë për Covid-19 dhe Ukrainën, problemet e tjera ‘për ëmbëlsirë’

(f.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota takimi biden-putin takimi biden-putin

Sondazh

Poll