Bota

Krahasimi me Trump! Putin: Biden është burrë shteti, jo si ai

16 Qershor 2021, 16:27 Nga DOSJA
Krahasimi me Trump! Putin: Biden është burrë shteti, jo si ai

GJENEVË– Presidenti Vladimir Putin e ka konsideruar ‘burrë shteti’ homologun e SHBA-ve me të cilin bisedoi sot për më shumë se tre orë, Joe Biden.

Në konferencën për mediat, pas takimit, Putin u pyet në lidhje me Biden dhe duke e krahasuar atë me paraardhësin Donald Trump, tha se është shumë ndryshe nga ai.

“Ai është një “burrë shteti me përvojë”. Folëm në detaje për dy orë, kjo nuk është diçka që mund ta bësh me shumicën e politikanëve. Ai është shumë ndryshe nga Trump,”-tha Putini.

LAJM KRYESOR:Tre orë e gjysmë bisedime! Putin takohet me Biden në Gjenevë, presidentët do të diskutojnë për Covid-19 dhe Ukrainën, problemet e tjera ‘për ëmbëlsirë’ (AXHENDA)

(F.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota joe biden takimi biden-putin vladimir putin joe biden takimi biden-putin vladimir putin

Sondazh

Poll