Bota

Ekspertët zbërthejnë gjuhën e trupit në takimin Biden-Putin: Rusi tregoi fuqi, por dukej i rraskapitur, Presidenti i SHBA-v

16 Qershor 2021, 17:26 Nga DOSJA
Ekspertët zbërthejnë gjuhën e trupit në takimin

RUSI– Ekspertët e gjuhës së trupit kanë nisur të zbërthejnë e ‘përkthejnë’ gjeste dhe jo vetëm, që u përdorën gjatë takimit mes dy presidentëve Valdimir Putin e Joe Biden në Gjenevë.

SputnikNews, shkruan se Patti Wood, një ekspert i gjuhës së trupit ka komentuar edhe mënyrën se si dy liderët shtrënguan duart.

“Shtrëngimi i duarve zgjati pak, kjo ishte paksa e ngjashme me mënyrën se si u bë dhe me Trump. Por fuqia e shtrëngimit të duarve nuk ishte e njëjtë. Trump ishte më shtrrëngues e mbizotërues. Gjatë atij shtrëngimi duarsh, Putini dukej larg dhe shikonte drejt kamerave në vend të Biden, duke mos u përfshirë plotësisht në shtrëngimin e duarve.

Biden zakonisht kryqëzon këmbët drejt udhëheqësit tjetër, personit që takon dhe këtë gjë bëri edhe sot, vetëm se u tregua pak më i distancuar. Putini ishte ulur me këmbën e tij normal. Ky është vetëm një pozicion normal uljeje. Dhe kjo tregon që ‘unë jam i fuqishëm, zë më shumë hapësirë’.

Koka ishte ulur më shumë seç duhej saqë Putin dukej i lodhur e i rraskapitur. Në përgjithësi Putini nuk tregoi shumë, në pamjet që pashë, nuk e pashë atë të tregonte shumë energji dhe angazhim me Biden,”- tha eksperti.

LAJM KRYESOR:Tre orë e gjysmë bisedime! Putin takohet me Biden në Gjenevë, presidentët do të diskutojnë për Covid-19 dhe Ukrainën, problemet e tjera ‘për ëmbëlsirë’ (AXHENDA)

(F.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota takimi biden-putin takimi biden-putin

Sondazh

Poll