Bota

Pas takimit, Biden mban konferenë për mediat: Ia thash Putin të gjitha, ngrita çështjen e një Europe të lirë

16 Qershor 2021, 17:27 Nga DOSJA
Pas takimit, Biden mban konferenë për mediat: Ia thash Putin të

GJENEVË– Presidenti i SHBA-së, Joe Biden ka dalë në konferencë për mediat nga Gjeneva pas Samitit me homologun rus, Vladimir Putin. Gjatë fjalës së tij para gazetarëve, Biden ndau detaje se çfarë u diskutua rreth takimit që zgjati rreth tre orë. Biden u shpreh se ia tha Putinit të gjitha ato që ai donte t’i thoshte dhe se ia bëri të qartë që ai personalisht nuk ka asgjë kundër Rusisë.

Po ashtu, presidenti amerikan tha se me Putin u arrit dakordësia për një mekanizëm të përbashkët Rusi-SHBA për dialog bilateral strategjik në kuadër të stabilitetit. Presidenti amerikan sqaron ndërkohë që një tjetër dakordësi u arrit dhe për Iranin, si një vend shqetësues si për SHBA dhe Rusinë. 

Pjesë nga fjala e Biden: 

Duhet të jemi të angazhuar në nivel ndërkombëtar. Ngrita çështjen e një Europe të lirë dhe të bashkuar. Duhet të ketë disa rregulla bazë të cilat nuk duhet të shkelën. Është shumë i rëndësishëm stabilitetit. I thash Putin atë që kam dashur t’i them gjatë gjithë kësaj kohe. Diskutuam për një mekanizëm të përbashkët. SHBA kërkon të forcojë më tej aleancën me të gjitha shtetet, megjithëse me Rusinën kemi ende shumë punë për të bërë. Takimi zgjati rreth tre orë, patëm edhe momente kur nuk ramë dakort me njëri-tjetrin, por dialogu është shumë i rëndësishëm. Duhet të gjejmë edhe një marrëveshje për sigurinë kibernetike, sepse vendet tona do të dëmtohen nëse ne nuk arrijmë në një marrëveshje të tillë.

Lajmi Kryesor: Tre orë e gjysmë bisedime! Putin u takua me Biden në Gjenevë, presidentët diskutuan ‘çështje të nxehta’ në një bisedë konstruktive, firmoset deklarata e përbashkët mbi stabilitetin

(kle.mu./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota joe biden takimi biden-putin joe biden takimi biden-putin

Sondazh

Poll