Bota

Vrasje për nder! Nuk donte të martohej me shkuesi, nëna në Itali e futi në kurth të bijën vetëm me një mesazh: Kthehu,

16 Qershor 2021, 16:14 Nga DOSJA
Vrasje për nder! Nuk donte të martohej me shkuesi, nëna në

ITALI– “Të lutem, kthehu në shtëpi, do të bëjmë si të duash ti”, ishte mesazhi që nëna në Itali i dërgoi të bijës Nazia Shaheen, dhe e ‘dërgoi’ drejt vdekjes.

Mediat italiane shkruajnë se 18 vjeçarja, e cila ishte larguar nga shtëpia, kishte refuzuar një martesë me shkuesi nga ana e familjes, pasi ishte e dashuruar me një person tjetër.

Bëhu e gjallë, ne po vdesim”, ishte një tjetër mesazh që nëna i dërgonte të bijës Saman me shpresën ta kthente në shtëpi, mesazhe të cilat e futën 18-vjeçaren në kurth.

Vajza me origjinë pakistaneze është e zhdukur prej më shumë se një muaji dhe autoritetet italiane thonë se ajo është viktimë e një vrasjeje për nder. E reja ishte strehuar në një qendër të specializuar, ku kishte kërkuar mbrojtje prej familjes së saj të cilën e  kishte denoncuar për faktin se donin ta martonin kundër dëshirës së saj. Pas zhdukjes së miturës, të dy prindërit u larguan drejt Pakistanit duke arritur të shmangnin përballjen me policinë italiane.

Ata janë shpallur në kërkim për vrasje të paramenduar. Mendohet se personi që kreu ekzekutimin e 18 vjeçares ishte xhaxhai i saj, Danish Hasnain, edhe ai në arrati, ndërsa i vetmi i burgosur për ngjarjen e rëndë është kushëriri i saj.

(kle.mu./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota nazia shaheen nazia shaheen

Sondazh

Poll