Bota

Po transportonte 14 kg heroinë! Policia ndjek si nëpër filma 26-vjeçaren në Greqi, e reja hodhi 25 pako nga dritarja e maki

16 Qershor 2021, 16:46 Nga DOSJA
Po transportonte 14 kg heroinë! Policia ndjek si nëpër filma

GREQI– Një vajzë 26-vjeçare është arrestuar nga policia greke pas disa orësh ndjekjeje, pasi po transportonte rreth 14 kg heroinë.

Në momentin që u sinjalizua nga autoritetet për të ndaluar, e reja nuk iu bind urdhërit policor dhe u largua me shpejtësi me mjetin e saj, për të shpëtuar nga kontrolli.  Gjatë ndjekjes, 26-vjeçarja hodhi nga dritarja e mjetit një qese, që kishte brenda 25 pako heroinë, me peshë gjithsej 14 kg dhe 750 gramë.

Dyshohet se substanca narkotike është marrë nga një kompani transportesh, në një fshat të Selanikut, Kalochëri. E reja u arrestua në zonën e terminalit “Ktel Makedonia”, në momentin që zbriti nga automjeti, duke tentuar të shpëtojë nga policia në këmbë. Sipas polcisë greke, vlera e sasisë së konfiskuar e heroinës vlerësohet rreth 200,000 euro dhe mendohej të trafikohej në Selanik dhe Athinë.

(kle.mu./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni arrestohet 26-vjecarja ne greqi arrestohet 26-vjecarja ne greqi

Sondazh

Poll