Bota

Ish-kryeministri Nikolla Gruevski: Maqedonia ndodhet nën regjimin e një pushteti mafioz

16 Qershor 2021, 17:15 Nga DOSJA
Ish-kryeministri Nikolla Gruevski: Maqedonia ndodhet nën regjimin e

MAQEDONI– Ish-kryeministri dhe ish-kryetari i partisë OBRM-PDUKM-së, Nikolla Gruevski ka uruar partinë e tij për 31 vjetorin e formimit. Përmes një postimi në rrjetin social ‘Facebook’, ai shkruan se partia e tij ndër vite, që nga fillimi i themelimit ishte bartëse e ndryshimeve shoqërore dhe ekonomike dhe dhe ka zbatuar reforma dhe përparime për Maqedoninë. Sipas tij, tani Maqedonia ndodhet nën regjim nga një mafia që ndodhet në pushtet dhe që ka dëmtuar ekonominë dhe shumë sfera të tjera.

Reagimi i Nikolla Gruevskit:

181.000 anëtarë që numëronte partia gjatë daljes time nga partia ishin bartësit e atyre ndryshimeve dhe përparimeve. Pa përkrahjen e tyre këto ndryshime nuk do të ndodhnin. Fuqia e OBRM-PDUKM-së në fakt është anëtarësia e saj e cila bashkërisht me përkrahësit të politikave të saja me ndihmën e partnerëve të koalicionit gjatë 31 viteve ishin bartësit e idesë së pavarësisë, bartës të ndryshimeve, reformave, sukseseve dhe përparimit të Maqedonisë.  Sot Maqedonia është nën regjim nga një pushtet mafioz që ekonomikisht çoi pas Maqedoninë me dekada, pushtet që kontrollon gjyqësinë dhe dikton punën e saj.

Gruevski ndodhet në arrati në Hungari prej dy vitesh, ku autoritetet i kanë dhënë strehim dhe refuzojnë ekstradimin e tij. Ai është dënuar me dy vjet burg për veprën penale që kishte të bëjë me blerjen e një Mercedesi të blinduar prej rreth 600 mijë eurosh, e më pas, në mungesë, edhe me 1.5 vjet heqje lirie për nxitjen e dhunës në komunën “Qendër” të Shkupit. Ai dyshohet edhe si krye-organizator i ngjarjeve të dhunshme në parlamentin e Maqedonisë së Veriut në prill, 2017, por zyrtarisht nuk është ngritur akuzë për këtë.

(kle.mu./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni nikolla gruevski nikolla gruevski

Sondazh

Poll