Bota

Vendi në panik! Gjendet një bombë poshtë një makine vetëm pak metra nga stadiumi Olimpico ku pritet të nisë ndeshja Ital

16 Qershor 2021, 16:57 Nga DOSJA
Vendi në panik! Gjendet një bombë poshtë një makine

ITALI– Italia në panik! Kur kanë mbetur më pak se dy orë nga nisja e ndeshjes Itali-Zvicër, një alarm për bombë ka ngritur në këmbë të gjithë policinë e Romës.

Alarmi është dhënë vetëm pak minuta më parë, në sheshin “Mazzini”, shumë pranë stadiumit ‘Olimpico’, ku dhe pritet të luhet ndeshja mbrëmjen e sotme.

Sipas mediave italiane, bomba u gjet poshtë një makine  në lagjen Prati, disa kilometra larg stadiumit. Kishte shumë tifozë që kalonin përmes për të arritur në stadium dhe disa rrugë ishin bllokuar për të lejuar operacionet.

Makina në të cilën u gjet pajisja takon Marco Andrea Doria, president i Tryezës për rizhvillimin e parqeve dhe vila historike në Romë. Pajisja që përmbante barut dhe bulona ishte vendosur në smart i cili, sipas skuadrave të bombave ndërhyri në vend, mund të kishte shpërthyer.

Një bombë u gjet në makinën e Marco Doria, president i tryezës për rizhvillimin e parqeve dhe vilave historike në Romë. Një fakt shumë serioz, unë shpreh solidaritetin tim të plotë”– shkroi kryebashkiakja e Romës, Virginia Raggi në Twitter.

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota alarm per bombe prane olimpico ital itali-zvicer marco andrea doria alarm per bombe prane olimpico ital itali-zvicer marco andrea doria

Sondazh

Poll