Bota

‘Ky njeri ka shkelur qëllimisht ligjin’, Putin refuzon pyetjen mbi Navalnyn dhe nuk i përmend as emrin

16 Qershor 2021, 16:13 Nga DOSJA
‘Ky njeri ka shkelur qëllimisht ligjin’, Putin refuzon pyetjen

GJENEVË– Presidenti rus, Vladimir Putin u hodh poshtë një pyetje në lidhje me Alexei Navalny, udhëheqësi i burgosur i opozitës, i cili ishte helmuar më parë me një agjent nervor.

Putini nuk pranoi të thoshte as emrin e Navalny, në vend të kësaj iu referua atij thjesht si “ky njeri”. Presidenti rus gjithashtu akuzoi Navalny për shkeljen e ‘qëllimshme’ të ligjit.

Ky person e dinte që ai shkeli ligjin që ekziston në Rusi dhe ai është një shkelës i përsëritur. Ai e dinte mirë se ishte në kërkim, por megjithatë u kthye në Rusi dhe ai qëllimisht donte të arrestohej. Ai bëri atë që donte të bënte”,- shtoi ai.

Në një intervistë këtë javë, Putini refuzoi të garantojë sigurinë e Navalny në burg dhe Joe Biden paralajmëroi se vdekja e liderit të opozitës do të ishte shumë e dëmshme për marrëdhëniet SHBA-Rusi.

Lajmi kryesor/ Tre orë e gjysmë bisedime! Putin takohet me Biden në Gjenevë, presidentët do të diskutojnë për Covid-19 dhe Ukrainën, problemet e tjera ‘për ëmbëlsirë’ (AXHENDA)

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota alexei navalny takimi biden-putin vladimir putin alexei navalny takimi biden-putin vladimir putin

Sondazh

Poll